✅ Inspektova nga afër punimet për asfaltimin e rrugës Plan, të Njësisë Administrative Luf-Qerret, punimet e së cilës janë drejt përfundimit!

Fshati Plan, Njësia Administrative Luf-Qerret
➡️ Me një vlerë prej 14,292,359.1 lekë pa TVSH ky segment rrugor prej 1.2 km do të ofrojë për banorët e këtij fshati dhe vizitorët e ndryshëm, qarkullim automobilistik në kushte dhe parametra cilësore.
➡️ Ky investim, me financim të Këshillit të Qarkut Shkoder, është paraprijës i shumë të tjerëve që shumë shpejt do të fillojnë nga zbatimi.
➡️ Vëmendja jonë për infrastrukturë rrugore të përmirësuar në të gjithë territorin e Bashkisë Pukë, është e përhershme dhe jemi besimplotë se do kemi bilance shumë pozitive në këto tregues, duke ndërhyrë me asfaltim dhe rehabilitim të plotë të shumë segmenteve rrugore.