𝐅𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒-𝟐𝟎𝟐𝟓, 𝐳𝐯. 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐑𝐢𝐧𝐠𝐚𝐣: 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐚 𝐏𝐮𝐤𝐞̈ 𝐞 𝐚𝐧𝐠𝐚𝐳𝐡𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐚𝐤𝐬𝐢𝐦𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐨𝐩𝐭𝐢𝐦𝐚𝐥𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐚𝐣𝐭𝐣𝐞 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐦𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚𝐭 𝐞 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐚𝐣.

“Edukimi është çelësi për të hapur derën e arritjeve të mëdha”

Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve urime fillimin e vitit të ri shkollor, duke ju uruar shëndet e suksese!


Shkolla 9-vjeçare “Migjeni”, një vatër e ndritur e dijes dhe arsimit pukjan, gjeneratat e së cilës janë bërë udhërrëfyes dhe profesionistë të shumë fushave në proceset zhvillimore të Pukës dhe më gjerë.
Kënaqësi të ndaja sot urimet e mia më të përzemërta me rastin e fillimit të vitit shkollor me vogëlushët e kësaj shkolle, në buzëqeshjet e të cilëve, përpos gëzimit dhe emocionit, ndjehej dhe dëshira për dije arsimim. 🌟
Suksese të mëtejshme dhe faqebardhë në rrugën e bukur të dijes!