Gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2024-2025.

Kjo ka qenë një javë intesive pune për Drejtorinë e Shërbimeve Publike, e cila ditën e djeshme ka përmbyllur ndërhyrjet e fundit, duke i dhënë institucioneve arsimore të Bashkisë Pukë përgatitjet e duhura për fillimin sa më mbarë të vitit shkollor.
Ndërhyrjet në të gjitha institucionet arsimore të Bashkisë Pukë, në shkollat dhe kopshtin e qytetit dhe të njësive administrative janë bërë në përputhje me kërkesat e drejtuesve të tyre dhe kanë qenë kryesisht, në:
📌 lyerje të ambienteve të brendshme dhe të jashtme;
📌 ndërhyrje dhe riparime në infrastrukturën e brendshme të godinave;
📌 riparime të terreneve sportive;
📌etj.
Punë intensive që gjithçka të jetë gati për të patur kushtet e duhura për një arsim sa më cilësor.