📍Në kuadër të njohjes mbi ecurinë e projektit të zbatimit të punëve publike në komunitet..!

Mirëprita në takim znj. Rozafa Zmijani, drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale të Punësimit Shkodër, z. Pjetër Gjergji, drejtor i Zyrës së Punësimit Pukë, si dhe znj. Suzana Selmani, specialiste pranë Drejtorisë Rajonale të Punësimit Shkoder, me të cilët bashkëndava ide dhe mendime mbi impaktin social dhe rolin efektiv në formimin profesional të kontigjentit të të punësuarve në këtë projekt.
📍I falënderova për bashkëpunimin dhe shprehëm gatishmërinë e përbashkët, që projekte të tilla të shtrihen në vijimësi, duke synuar krahas të tjerave dhe mbulimin e tregut të punës me punonjës të aftë profesionalisht.