Ruajtja dhe promovimi i vlerave të trashëgimisë popullore, si dhe nxitja e turizmit kulturor, janë një prioritet i vazhdueshëm i yni.

✅ Duke çmuar, se ky thesar i madh vlerash që burojnë nga gjeneza e hershme e kombit tonë, duhen ruajtur dhe promovuar, Bashkia Pukë, Bashkia Fushë-Arrëz dhe Këshilli i Qarkut Shkodër, në bashkorganizim sjellin me datë 27 Gusht ora 18:00, në sheshin “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” në qytetin e Pukës eventin artistik “Fest Folk 2024”.
➡️ Ky manifestim i rëndësishëm kulturor që nxjerr në pah vlerat e trashëgimisë sonë, është një bashkorganizim i Këshillit të Qarkut Shkodër me Bashkitë e Pukës dhe të Fushë-Arrëzit.
Ju mirëpresim me datë 27 Gusht, ora 18:00 në sheshin e qytetit Pukë, për të përcjellë së bashku këtë atmosferë të bukur që sjell ansambli artistik i Qarkut Shkodër!