✅ Me qëllim promovimin e kulturës tradicionale dhe folklorike, nxitjen e turizmit kulturor, si dhe edukimin e brezave me vlerat e traditës, me datë 27 Gusht ora 18:00, në sheshin “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” në qytetin e Pukës, zhvillohet “Fest Folk 2024”.

➡️ Ky manifestim i rëndësishëm kulturor që nxjerr në pah vlerat e trashëgimisë sonë, është një bashkorganizim i Këshillit të Qarkut Shkodër me Bashkitë e Pukës dhe të Fushë-Arrëzit.
➡️ Ansambli artistik i Qarkut Shkodër do të performojë për publikun e Bashkive Pukë dhe Fushë-Arrëz një repertor të përzgjedhur, që synon të përcjellë vlerat e çmuara artistike të trevës sonë.
📍Banorë të Bashkive Pukë dhe Fushë-Arrëz!
Ju mirëpresim me datë 27 Gusht, ora 18:00 në sheshin e qyteti për të përcjellë së bashku këtë atmosferë të bukur artistike që sjell ky event i veçantë!