📍Njësia Administrative Gjegjan është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ku si pasojë e tyre kemi rrëshqitje të dherave dhe gurëve, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin nacional Gjegjan-Mirditë.
Prej dy ditësh ka mbërritur në qytetin tonë ekipi durrsak i FK Teutës, i cili ka nisur fazën dyjavore stërvitore, duke zgjedhur Pukën si destinacionin ideal.