Bashkia Pukë është përfshirë në të gjithë territorin e saj nga vala e të nxehtit ku dhe në ditët në vijim temperaturat parashikohet të shënojnë deri në 36-37 gradë.

Këto temperatura përbëjnë shkak për rënien e zjarreve në banesa, biznese, kullota, pyje, etj.
🛑 Strukturat e Emergjencave Civile në bashki, përfshirë Shërbimin Zjarrfikës dhe Shërbimin Pyjor do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo rast rënie zjarri dhe për çdo rast emergjent të njoftuar.
🛑 Ju bëjmë thirrje të gjithë banorëve të tregojnë kujdes në hedhjen e mjeteve të ndezura në tokë ose në ndezjen e zjarreve në mjedis, në mënyrë që të evitojmë çdo rast zjarri!
Për çdo rast rënie zjarri ju lutem kontaktoni në numrat:
☎️128 Shërbimi Zjarrfikës
☎️112 Shërbimi i Emergjencës
☎️129 Policia e Shtetit