💡Je i papunë, por ke një ide biznesi dhe dëshiron të jesh i pavarur në punën tënde❓
👨🏻💻 Apliko tani në Programin e Vetëpunësimit✅👉🏼 Një program i cili mbështet sipërmarrësit e rinj për të qenë të suksesshëm.
Ja se si funksionon👇🏼
☑️Punëkërkuesit me një ide të qartë biznesi, trajnohen dhe mbështeten nga ekspertë të kualifikuar.
☑️Së bashku , ata zhvillojnë një plan të konsoliduar të biznesit.
☑️Më pas, planet më të mira financohen deri në vlerën 500.000 lekë.
Aplikimet janë të hapura deri në 18 Korrik 2024,ndaj nxitoni të aplikoni.
👉 Apliko online në e-Albania në shërbimin “Kërkesë për pjesëmarrje në Programin e Vetëpunësimit” 😊
📍Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të zbatimit të projektit “Ofrimi i Shërbimeve të Integruara Sociale dhe Shëndetësore për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara në Zonat Rurale”, mbështetur nga UNDP, në kuadër të Programit “Askush të mos mbetet pas” (LNB2), i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
📍Në qendër të bisedës tonë ishte mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre në zonat rurale, të cilët për shkak të distancës nuk kanë mundësi t’i marrin këto shërbime në Qendrën Komunitare Pukë.
📍Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e zgjerimit të shërbimeve sociale në bashkinë Pukë, duke mos lënë mënjanë edhe kategori të tjera në nevojë, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale në Qendrën Komunitare Pukë dhe forcimin e kapaciteteve të stafit profesional.
📍Sot festohet Kurban Bajrami🕋, ditë e bukur☀️, ditë feste dhe plot besim, jo vetëm për besimtarët myslimanë, por për të gjithë komunitetin.
📍Siç e do tradita, së bashku me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të tjerë, ishim për vizitë në xhaminë e qytetit, 🕌ku ndamë momente gëzimi dhe përcollëm mesazhe urimi me drejtues të Myftinisë së Pukës, dhe përmes tyre për mbarë besimtarët.
Gëzuar dhe me shëndet Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë të Pukës dhe Shqipërisë, shëndet e mbarësi në familjet tuaja!🤲
✅ Puka krenohet me vlerat e saj të bashkëjetesës dhe tolerancës fetare. 🕌🕍 Ne duhet t’i ruajmë dhe t’i konsolidojmë këto vlera, të cilat janë shëmbëlltyrë e shpirtit human dhe qytetar të shoqërisë sonë!
Mikprita në zyrë, z. Stefan Rrufa, President i Federatës Shqiptare të Qitjes Sportive; z. Koço Mikerezi, Sekretar i Përgjithshëm i kësaj federate, të shoqëruar dhe nga z. Përparim Laçi, President i Shoqatës Shumësportëshe “Tërbuni”, me të cilët diskutuam miqësisht dhe institucionalisht për krijimin e një klime pozitive bashkëpunimi në funksion të organizimit sa më të shpeshtë të eventeve sportive, gjë që do të mundësonte promovimin e Pukës si atraksion turistik.
📍I sigurova drejtuesit e Federatës Shqiptare të Qitjes Sportive se Bashkia Pukë është mbështetëse e sportit pukjan dhe në vizionin e saj, përmes përmirësimit të mëtejshëm të infrastrukturës sportive, synon të jetë një preferencë e eventeve dhe kompeticioneve sportive rajonale dhe më gjerë.