𝐕𝐈𝐃𝐄𝐎-𝐑𝐄𝐏𝐎𝐑𝐓𝐀𝐙𝐇/ 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐚 𝐞 𝐒𝐡𝐞̈𝐧 𝐏𝐚𝐥𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐚𝐭 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐚𝐣.

Kisha e Shën Palit, monument kulture i kategorisë së parë, në fshatin Kabash, 5.4 km larg Pukës, e ndërtuar në shekullin II-IV pas Krishtit, kërkon vëmendjen e të gjithëve për t’i mbijetuar shkatërrimit.
E konsideruar si nëna e dhjetëra Kishave në Veri, Abacia e Shën Palit thuhet se rrethohej nga një sërë objektesh kishtare.
Objekti i rëndësisë së veçantë është shpallur monument kulture i kategorisë së parë dhe tani kërkon vëmendjen e të gjithëve për t’i mbijetuar shkatërrimit.
Shumë pak është folor për historinë e këtij objekti, por është një kishe shumë shekullore dhe është shpallur si “monument kulture” në vitin 1984. Kjo kishë mendohet të jetë ndërtuar në shek. II-IV pas Krishtit. Në dokumente historike gjendet si Manastiri i Shën Palit e më vonë si Abacia e Shën Palit. Kjo ishte një abaci e autorizuar nga Roma për të shuguruar priftërinj dhe kjo tregon se ka qenë një nga abacitë më të rëndësishme në Ilirinë e atëhershme.
Gojëdhëna thonë se ishte vetë apostulli Pal, i cili solli krishtërimin në këtë zonë, gjë e cila nuk mund të injorohet duke pasur parasysh qytetërimin e hershëm të Komanit dhe Kabashit dhe se kjo zonë ndodhej në zemër të Ilirisë.