📍Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të zbatimit të projektit “Ofrimi i Shërbimeve të Integruara Sociale dhe Shëndetësore për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara në Zonat Rurale”, mbështetur nga UNDP, në kuadër të Programit “Askush të mos mbetet pas” (LNB2), i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
📍Në qendër të bisedës tonë ishte mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre në zonat rurale, të cilët për shkak të distancës nuk kanë mundësi t’i marrin këto shërbime në Qendrën Komunitare Pukë.
📍Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e zgjerimit të shërbimeve sociale në bashkinë Pukë, duke mos lënë mënjanë edhe kategori të tjera në nevojë, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale në Qendrën Komunitare Pukë dhe forcimin e kapaciteteve të stafit profesional.