Mikprita në zyrë, z. Stefan Rrufa, President i Federatës Shqiptare të Qitjes Sportive; z. Koço Mikerezi, Sekretar i Përgjithshëm i kësaj federate, të shoqëruar dhe nga z. Përparim Laçi, President i Shoqatës Shumësportëshe “Tërbuni”

Mikprita në zyrë, z. Stefan Rrufa, President i Federatës Shqiptare të Qitjes Sportive; z. Koço Mikerezi, Sekretar i Përgjithshëm i kësaj federate, të shoqëruar dhe nga z. Përparim Laçi, President i Shoqatës Shumësportëshe “Tërbuni”, me të cilët diskutuam miqësisht dhe institucionalisht për krijimin e një klime pozitive bashkëpunimi në funksion të organizimit sa më të shpeshtë të eventeve sportive, gjë që do të mundësonte promovimin e Pukës si atraksion turistik.
📍I sigurova drejtuesit e Federatës Shqiptare të Qitjes Sportive se Bashkia Pukë është mbështetëse e sportit pukjan dhe në vizionin e saj, përmes përmirësimit të mëtejshëm të infrastrukturës sportive, synon të jetë një preferencë e eventeve dhe kompeticioneve sportive rajonale dhe më gjerë.