Mirëpritëm pranë ambienteve të bashkisë Pukë përfaqësuesit e shoqatës “Udha e Besimtarëve”

Mikprita në zyrë përfaqësuesit e shoqatës “Udha e Besimtarëve”, respektivisht z. Edmond Ajdini, përgjegjës projektesh; z. Klejton Godo, përgjegjës finance; z. Bashkim Selmani, zbatues projektesh, si dhe z. Artur Shiba, specialist infrastrukture për hapjen e puseve komunitare të ujit, me të cilët bashkëndava një bisedë të këndshme dhe miqësore në frymën e bashkëpunimit dhe të mbështetjes që kjo shoqatë po jep për banorët e Pukës dhe të njësive administrative të saj.

Takimet me emigrantë janë gjithmonë emocionuese, pasi karakterizohen nga biseda të gjalla dhe dinamike.

👉Me këtë ndjesi mikprita në zyrë vëllezërit Selmani, të cilët edhe pse jetojnë prej shumë vitesh në emigracion, asnjëherë nuk i shkëputen lidhjet me Pukën, vendlindjen e tyre, por përkundrazi janë gjithmonë të gatshëm të japin kontributin modest.
📍Sabahu në Belgjikë, me kompaninë e tij “AlbaSign” dhe Agroni në Athinë, i sukseshëm në sipërmarrjen private me menaxhim restorantesh, janë modeli frymëzues i punës me djersë dhe shembulli i kurajos për të ndërtuar jetesën e tyre në emigrim.