Investimet në turizem janë faktorë i rëndësishëm për mbajtjen, ngritjen dhe zhvillimin e ekonomisë së një vendi

📍Bashkia Pukë ka potenciale të mëdha turistike, të cilat ne do t’i shndërrojmë në indikatorët kryesorë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
📍Mungesa e vizionit dhe e strategjive konkrete në këtë fushë, ka sjellë pasoja të mëdha që lidhen kryesisht me paaftësinë tërheqëse të flukseve turistike.
📍Ne, e kemi prioritet dhe si të tillë, po hartojmë një strategji afatgjatë të zhvillimit të turizmit, mbështetur në ndikimin që do të ketë ky sektor në treguesit ekonomik, social, kulturor dhe mejdisor në komunitetin tonë, përmes së cilit synojmë punësim, nxitje të iniciativës private për bujtina dhe hoteleri, biznese që promovojnë dhe prodhojnë produkte mirëfilltazi për turistë, etj.
📍Me këto pamje nga fshati #Buzhalë, Njësia Administrative #Qelëz, një perlë e ndërthurjes së bukurive natyrore, por dhe një arterie e rëndësishme e qarkullimit të flukseve të mëdha të vizitorëve, ju uroj një ditë të mbarë dhe të shëndetshme, kudo që ndodheni!🙏