Pukë-Futbolli i moshave në vemendjen e Bashkisë. Punohet për të ardhmen e skuadrës së parë Tërbuni

Kryetari i Bashkisë Rrok Dodaj, njëkohësisht edhe President i KF Tërbuni, premtoi mbështetje te vazhdueshme për ekipin e moshave, që ato te bëhen sa më shpejt futbollist të ekipit të parë të Tërbunit të Pukës.

Pasditen e së hënës Z.Rrok Dodaj, ishte i pranishëm duke ndjekur nga afër një seancë stërvitore të zhvilluar në stadiumin “Ismail Xhemali“, kreu i institucionit vendor Pukë, bëri një bashkëbisedim të ngrohtë me futbollistët e vegjel, ku krahas përgëzoj për punën e mirë që po bëjnë trajnerët dhe vetë futbollistët e vegjël.


📍Nga puna për përgatitjet e çeljes së sezonit turistik.

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka stolisur ditën e sotme me lule shumëngjyrëshe hapësirat publike dhe mjediset përreth liqenit, duke i dhënë qytetit një panoramë të këndshme dhe relaksuese. 🍀🌸🌷🌼
🏞️Vizitorët e ndryshëm, do gjejnë hapësira publike të gjelbërta dhe shumëngjyrëshe, të mirëmbajtura dhe të pastra, të cilat me mozaikun dhe hijeshinë që krijojnë, ndërthurur me klimën e freskët dhe me mikpritjen e veçantë, e bëjnë Pukën atraktive dhe të lakmueshme për vendas dhe të huaj.