Kur flasim për Pukën dhe perspektivën turistike të saj, krahas resurseve natyrore, turizmi kulturor është një atraksion i mirë që do të promovohet dhe do të synohet fuqishëm. Shtëpia-muze e Migjenit, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni tërësor, duke synuar transformimin e saj në një nga destinacionet kryesore dhe më të vizitueshme në qytetin e Pukës nga turistët vendas dhe të huaj.