U zhvillua Festivali Folklorik Mbarëkombëtar i “Talenteve të Reja”, qyteti i Pukës dy ditë radhazi “zhurmoi” nga festivalistët

Dita e dytë dhe e fundit e edicionit të 9-të të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar të Talenteve të Reja, solli në skenën e Pallatit të Kulturës “Ndue Shyti”, Pukë, 7 grupe konkuruese, që nga Drenasi e Deçani, Gramshi, Kamza, Mirdita, Lezha dhe Fushë-Arrëzi, të cilët përmes repertorit të tyre, sollën një nivel të lartë artistik interpretues, si dhe afirmuan individë dhe grupe të spikatura që japin sigurinë e duhur të ruajtjes dhe përçimit të mëtejshëm të vlerave tipologjike të trashëgimisë dhe folklorit.