Pas më shumë se 24 orësh punë dhe shumë përpjekjeve, shpesh të rrezikshme, nga ana e efektivëve Zjarrfikës dhe atyre të Shërbimit Pyjor dhe strukturave të tjera të bashkisë është bërë e mundur vënja nën kontroll e flakve që përfshin masivin pyjor pranë vend-depozitimit të mbetjeve në Qafë Qerreti.
Bashkia Pukë i apelon të gjithë barinjëve dhe personave që frekuentojnë vendepozitimin me qëllim mbledhjen e sendeve metalike të bëjnë KUJDES, pasi një pakujdesi e vogël sjell dëme të mëdha për sipërfaqet pyjore.
