9 QERSHORI, DITA E KULTURËS PUKJANE

9 Qershori, Dita e Kulturës pukjane, është Dita e Ansamblit Popullor “PUKA” prej vitit 2000, kur artistët e këtij Ansambli i dhuruan Pukës çmimin e madh Evropian “Alfred Topfer” Hamburg Gjermani.Bashkia Pukë i’u uron të gjithë pukjanve:
“Gezuar 9 Qershorin, festa e gëzime të tilla e shoqërofshin gjithmonë Pukën tonë të begatë”.
Për shkak të situatës krijuar nga COVID-19, aktivitetet e përvitshme janë të pamundura, por disa nga artistët pukjanë nën organizimin e Pallatit të Kukturës “Ndue Shyti”  përshëndesin me disa numra artistik duke klikuar në link: https://www.facebook.com/236776123325015/videos/212430229720555

REAGON BASHKIA PUKË LIDHUR ME NDOTJEN E SHKAKTUAR NË LUMIN FAN

Bashkia Pukë po ndjek me shqetësim situaten e krijuar si pasojë e ndotjes në Lumin Fan nga sterilet e Bakrit lëshuar nga Fabrika e Pasurimit të Bakrit në Fushë Arrëz.
Banorët e zonës, të cilët me të drejt kanë shfaqur shqetësimin e tyre duke e bërë mediatike, menjëherë bashkia Puka ka ngritur grupin e punës dhe është verifikuar situata në terren.
Krahas kësaj, ashtu siç bëri të ditur një ditë më parë në mbledhjen e këshillit bashkiak, kreu i bashkisë z.Gjon Gjonaj, i është drejtuar ekspertëve kombëtar për vlerësimin e situatës.

MESAZH NGUSHËLLIMI I KRYETARIT TË BASHKISË PUKË, Z.GJONAJ, PËR NDARJEN NGA JETA E MËSUESIT GJON MEKESHDEDA

Me dhimbje mësova sot për humbjen e një prej ikonave të arsimit në Pukë, mësuesit hero, Gjon Mekeshdeda.
Edhe pse ju dorëzua vdekjes në moshen 93 vjeçare, mësues Gjoni ishte një pasuri e madhe intelektuale ndër ne, një burim frymëzimi jo vetëm për armaten e mësuesve, por për mbar komunitetin tonë, si njeriu i cili sfidoi vështirësite e kohës dhe ata të terrenit, teksa punoi si mësues jo vetëm në zonat e Pukës, por dhe në zonat e tjera të Shqipërisë, deri në fshatrat e Kukësit ku arsimoi breza të tër të rinjësh, të cilin e kujtojnë mësues Gjonin dhe sot.

MIRATOHET PROJEKTI I LOJRAVE TË AVENTURËS I CILI DO TË NDËRTOHET NË QYTETIN E PUKËS

Është zhvilluar sot mbledhja e këshillit bashkiak, e para në kushte normale pas situatës së krijuar nga COVID-19.
Anëtarët e pranishëm të këshillit bashkiak miratuan me votë unanime:
1. Projekt-vendimin për miratimin e fondit 6% të Ndihmës Ekonomike
2. Projekt-vendimin për bashkfinancimin me Fondin Shqiptar të Zhvillimit të Parkut të Lojrave të Aventures që do të realizohet si një investim unik në qytetin e Pukës
3. Miratimin e Komisionit për Rregulloren e re të Këshillit Bashkiak.

Për më tepër klikoni në link: https://www.facebook.com/236776123325015/videos/263666891501993/