28 QERSHORI, FESTA E “SHËN PALIT”

28 Qershori është datë e shënuar për Pukën dhe Pukjanët,  është festa e “Shën Palit,”cilësuar ndryshe “Fest me Miq”. Të gjith mblidhen së bashku për të festuar dhe për të bërë pelegrinazh në kishën më të vjetër në Ballkan, Kishën e “Shën Palit”, në Kabash deri tek guri i shenjtë në lagjen “Zezaj” Pukë, duke u lutur për shëndet, mirëqenie dhe mbarsi në jetët e tyre.

Për më tepër klikoni në link: https://www.facebook.com/236776123325015/videos/3005991222812028

kishaaa

PROMOVIMI I TURIZMIT GASTRONOMIK NË BASHKINË PUKË

Vidio promovuese e projektit: “Kuzhinës Lokale si Ofertë Turistike Ndërkufitare Mali i Zi – Shqipëri”, ku pasqyron recetat tradicionale të përpunuara me modernen duke përdorur produkte organike të zonës së Pukës të cilat renditen si cilësi e parë për nga mënyra e rritjes së tyre nga prodhuesit vendas, duke mos përdorur pesticide apo kimikate të tjera që dëmtojnë cilësinë e produktit.

PUKA NDËR QYTETET E PARA QË HAP SEZONIN TURISTIK

Ky tren do të mirëpresë të gjithë ata që këtë sezon turistik do t’i drejtohen qytetit të Pukës. Në këto ditë të pandemisë ku turizmi ndodhet mes shumë vështirësive, Puka bëhet ndër qytetet e para në Shqipëri që ka vendosur të hap zyrtarisht sezonin turistik për t’i uruar mirëseardhjen kujtdo, qoftë pushuesve vendas apo edhe atyre të huaj nëse do të ketë.

BASHKIA PUKË RIKTHEHET NË ZONËN E KUQE, RAPORTOHEN RASTE ME COVID-19

COVID-19 është akoma në qarkullim dhe gjithçka që duhet të bëjmë është të respektojmë distancën fizike dhe higjenën personale.
Sot për fatin tonë jo të mirë Koronavirusi është rikthyer përsëri, ndaj na duhet shumë kujdes që numri i të prekurve mos të shtohet.
Zëvendës Kryetarja znj.Ershela Gjoni përcjell në emër të bashkisë apelin në vijim duke klikuar në link: https://www.facebook.com/236776123325015/videos/255959158991438/