Z.GJONAJ FINALIZON FIRMOSJEN E BINJAKËZIMIT ME KOMUNËN SIGNA TË ITALISË

Kryetari i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj u prit sot me nderime shtetërore nga homologu i tij në komunen Signa, z.Gianpiero Fossi. Fillimisht z.Gjonaj u shoqërua nga homologu italian në komunën Signa, z.Fossi. Kryetari Gjonaj dhe delegacioni që e shoqëron nga bashkia Pukë po qëndrojnë në qytetin e Signas në kuadër të përmbushjes së etapave për binjakzimin në mesin e dy njësive administrative në Itali dhe Shqipëri.