PUKA FESTON “9 QERSHORIN” DITËN E KULTURËS PUKJANE

PUKA kaloi një tjetër mbrëmje feste sonte, e cila u organizua në sheshin “Skenderbej” të qytetit koncerti festiv me rastin e Ditës së Kulturës Pukjane. Në 9 Qershor Puka si çdo vit shpalos kulturën, veshjet tradicionale, veglat muzikore që pukjanët i ruajnë me fanatizëm, si dhe talentet e rinjë që spikasin dhe përcjellin më së miri traditën e ruajtur ndër vite. Tingujt e veglave muzikore të shoqëruara me valle rrjedhin edhe më me hijeshi kur interpretohen në një qytet turistik siç është PUKA.

INSTRUMENTISTI VIRTUOZ I ANSAMBLIT PUKA, SADRI LLESHI, “QYTETAR NDERI” I PUKËS

Me rastin e 9 Qershorit, Ditës së Kultures pukjane, bashkia Pukë organizuan ceremonine e akoordimit të titullit “Qytetar nderi” i bashkisë Pukë, z.Sadri Lleshi, instrumentist ndër vite i “Ansamblit Puka”. Kryetari i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj në fjalen e tij vlerësoi artistin Lleshi për kontributin e dhënë në Ansamblin Puka dhe më gjër në jeten kulturore dhe artistike të Pukës.