KRYEBASHKIAKU GJONAJ PRET NJË DELEGACION ME AUTORITETE TË QEVERISJES LOKALE NGA KOSOVA DHE SERBIA NË KUADËR TË PROJEKTIT TË PARTNERVE DHE AKTORVE NË RAJON, “SEED Step II”

Kreu i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj priti një delegacion nga njësi vendore të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, të cilët vizituan bashkinë e Pukës në kuadër të projektit, “Programi i Lëvizshmërisë së Partnerëve dhe Aktorëve në Rajon, SEED Step II” . Ky program ndër të tjera ka për qëllim shkëmbimin e përvojave në rajon në lidhje me tematikat dhe fushë-veprimin e këtij projekti që synon percjelljen e praktikave të mira të qeverisjes lokale në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi.