Komisariati i Policisë Pukë në bashkëpunim me bashkinë Pukë nisi fushaten e takimeve sensibilizuese me kryetaret e fshatrave dhe punonjësit e shërbimit pyjor kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Në një takim të zhvilluar në bashkinë e Pukës nënkryetari i bashkisë Pukës, z.Mustaf Kopani u ndal tek rendësia e madhe që ka lufta kundër kultivimit të bimve narkotike, ndërsa ju kujtoi inspektorve të pyjeve dhe kryetarve të fshatrave përgjegjësine ligjore që ata kanë nëse në zonat, pjesë e juridiksionit të tyre gjendet bimë narkotike. Në emer të kryebashkiakut, z.Gjonaj, nënkryetari Kopani tha se bashkia Pukë dëshiron shumë që këtë vit territori I saj të mos jetë pjesë e hartës që përfshin zonat me kultivim.
Kreu i ri i Komisariatit të Policisë Pukë, z.Asllan Zhivani teksa u ndal tek ky fenomen që vitet e tjera ka qenë I pranishëm në Pukë, tha se Policia e Shtetiti është e vendosur ndaj luftës së hapur kundër kultivimit të bimve narkotike, ndërsa komponent të rëndësishëm në këtë sfidë janë krahas punonjësve të policisë dhe punonjësit e Shërbimit Pyjor dhe të zgjedhurit e popullit në fshatra.
Komisar Zhivani ju ka premtuar bashkëpunim në çdo rast punonjësve të pyjeve jo vetëm në luften kundër kultivimit, por dhe në luften kundër prerjeve të paligjshme në pyje, gjuetisë së paligjshme etj.