ATSH i kushton shkrim Qelzës, si pjesë e projektiti 100 fshatrat. Për të gjithe ata që duan të njohin projektet që po përgatit bashkia, dhe kërkesat për investime

1
-Bashkia Pukë nis punën për projektet që do të transformojnë zonën-

TIRANE, 10 Shkurt/ATSH/- E përfshirë në projektin “100 fshatrat”, Qelza në bashkinë  e Pukës, tashmë duket se mbi atë çfarë vetë natyra i ka falur, po përjeton dhe rikthimin e shpresës, e bashkë me të edhe  rikthimin e banorëve që e braktisen.

Një atraksion turistik ku ndërthuren malet e larta, luginat, pasqyra ujore e liqenit të Komanit buzë brigjeve të të cilit qëndrojnë ende kullat shekullore të mbuluara me rrasa prej guri, Qelza pritet të kthehet në një prej destinacioneve të njohura për turistët.

Bashkia e Pukës menjëherë pas vendimit të qeverisë për këtë projekt të rëndësishëm, ka filluar punën në terren për hartimin e projekteve të infrastrukturës, të cilat sipas kreut të bashkisë, Gjon Gjonaj i jep start ëndrrës së kahershme të pukjanëve.

Në një prononcim për ATSH, kryebashkiaku Gjonaj deklaron se ka filluar puna në terren ku po bëhet një studim i hollësishëm i zonës, ndërkohë që është ngarkuar një grup specialistësh urbanist për hartimin e projekteve.

2

“Jam i lumtur pasi sapo kjo zonë u përfshi në projektin “100 fshatrat”,  banorët e larguar nga kjo mrekulli natyrore, thjesht dhe vetëm si pasojë e harresës që ju është bërë prej vitit 1990, kanë filluar të interesohen për t’u kthyer.  Kam shumë besim se me investimet e planifikuara do i japim jetë jo vetëm zonës, por do krijojmë një atraksion të veçantë turistik për turistët, të cilët  edhe në këto kushte e kanë vizituar zonën”, thotë kryebashkiaku i Pukës.

Këtu, thotë ai, janë në harmoni të plotë, malet e larta, lumi, lëndina që ndërthuren në formën e pllajava mes këtyre lartësive, pjesë e të cilave janë kullat karakteristike të mbuluara me rrasa guri, e mbi të gjitha pasqyra ujore e liqenit të Komanit thik mbi të cilin ndodhen dhe shpellat mistike plot legjenda, të cilat aq shumë tërheqin turistët e huaj”.

3
Investimet që do të transformojnë këtë zonë

Rikonstruksion i rrugës Qelez –liqeni Komanit  si dhe  rikualifikimi urban i territorit të qendrës së fshatit Qelez, janë dy prej projekteve kyç që Bashkia e Pukës do të investojë për rigjallërimin e kësaj zone.

Projekti i investimeve nga Bashkia Pukë do të vijojë me tej me rehabilitimin e urave ekzistuese në fshatin Qelëz, rehabilitimi i ambienteve të jashtme të shkollës mesme dhe të qendrës shëndetësore, ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ITUP (sistemi i rrjetit të telefonisë, internetit dhe fibrave optik në luginën e Qelëz), përmirësimin dhe rehabilitimin e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm si dhe rehabilitimi i rrjetit të furnizimit me energji elektrike.

Gjithashtu, Bashkia Pukë do të rehabilitojë kullat tradicionale, mullinjtë tradicionalë tipike për këtë zonë, fuqizimin e shërbimeve të zyrës së informacionit turistik, ndërtimin e qendrës së grumbullimit dhe përpunimit të produkteve autoktone vendase (thertore, baxho, dhoma frigoriferike, përpunim dhe paketim etj), përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve përmes ngritjes së zyrës me një ndalesë në Qelëz, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve urbane, ndërtimin e fortifikimeve përgjatë bregut të lumit dhe pyllëzimin me qëllim parandalimin e efekteve të erozionit, përmirësim dhe pajisja me sinjalistikën e posaçme të shtigjeve për këmbësorët, promovimin e shërbimeve të turizmit rural në fshatin Qelës, krijimin e qendrës së artizanatit në Qelëz si dhe restaurimin e banesave të fshatit Buzhalë dhe vënia në funksion e një muzeu për vizitorët.

4

Banorët e zonës e mirëpresin këtë nisëm, ndërsa të larguarit kanë filluar të mendojnë për tu rikthyer në shtëpitë e braktisura në bujtina përmes subvencioneve të përcaktuara nga qeveria, në kuadër të këtij projekti.

Kryebashkiaku Gjonaj thotë për ATSH se ndërtimi i rrugës Qelëz Brigjet e Liqenit të Komanit, do e kthejë këtë zonë të virgjër ndër më të vizituarat në veriun shqiptar, teksa një ndër  elementët ku kërkohet ndërhyrje e menjëhershme është  dhe rrjeti i amortizuar elektrike, pasi rikonstruksionit të të cilit mund të nisin dhe investimet e tjera.

Qelza pritet që të ofroj një larmishmëri të veçantash për turistët, që nga plazhi ditore, pushimi në kullat karakteristike si rrallë kund në ndonjë vend tjetër, vizitat në shpellat  plot  legjenda, si dhe lundrimin për gjatë bukurive përrallore të liqenit të Komanit, pa lënë pas gatimet tradicionale që aq shumë tërheqin turistët e huaj./a.gegvataj/