Në kuadër të 106 vjetorit të lindjes së Millosh Gjergj Nikolla, MIGJENI, Pallati i Kulturës “Ndue Shyti” në bashkëpunim me Shkollen e Mesme “Sabah Sinani”organizuan në Sheshin “Terbuni” aty ku qendron dhe shtatorja e poetit të njohur, një veprimtari përkujtimore në nderim të kësaj figure të ndritur të letrave shqipe. Interpretimet e nxënësve ngjallen emocion tek të pranishmit, ndersa për vepren e jeten e MIGJEN-it dhe për kontributin e tij në Pukë folen regjizori Fran Vukaj,drejtori i Pallatit të Kulturës Alban Doçaj dhe profesori i Letërsise në Shkollen “Sabah Sinani” Vladimir Kola. Nënkryetari i bashkisë Pukë, z.Astrit Kuçi i cili përshëndeti këtë veprimtari tha se Puka dhe pukjanët do të ishin gjithnjë vlerësues te Millosh Gjergj Nikolla. MIGJENI tha ndër të tjera z.Kuçi, vitet e fundit të jetës së tij produktive i kaloj në Pukë, aty ku u krijuan dhe veprat e tij më të njohura letrare.Ai premtoj angazhimin e vazhdueshëm të bashkisë Pukë në nderim dhe kësaj figure të shquar të letërsisë shqipe.