Së bashku me deputetin Lodovik Hasani, mikpritëm në zyrë z. Zhani Ciko, një prej emrave dhe personaliteteve më të njohua dhe më të dashura të artit muzikor shqiptar, si dhe përfaqësuesit e grupeve artistike pjesëmarrëse të natës së dytë të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Talentet e Reja”, me të cilët bashkëbiseduam mbi organizimin dhe risitë e edicionit të 10-të, ku ndër të tjera u veçua si element i rëndësishëm gjeografia e grupeve pjesëmarrëse, duke i dhënë rëndësinë e duhur këtij manifestimi kulturor.
📍Maestro Zhani Ciko, si gjithnjë dashamirës dhe objektiv, vlerësoi përpjekjet tona për të mbajtur të gjallë folklorin dhe vlerat burimore.
📍Më pas, për të pranishmit parashtrova një panoramë të shkurtër të Pukës, duke i njohur me aspekte të ndryshme të trashëgimisë popullore, resurset e ndryshme që ofron Puka dhe potencialet turistike, të cilat janë një bazë e rëndësishme e zhvillimit të ardhshëm ekonomik të trevës sonë.