Të dashur studentë pukjanë, të rinj dhe të reja që nisni sot rrugën e bukur të pasurimit me dije dhe të aftësimit profesional e shkencor!
Me rastin e fillimit të vitit akademik 2024-2025, kam kënaqësinë të ju uroj suksese dhe përvojë të pasur në rrugën tuaj të dijes.
Një urim i veçantë për të gjithë ata që për herë të parë i bashkohen komunitetit universitar dhe fillojnë rrugën e tyre të ngritjes intelektuale, e cila do do të ju shërbejë gjatë gjithë jetës.
Duke besuar në përkushtimin dhe suksesin e juaj, ju ftoj që gjatë studimeve të përqendroni gjithë energjinë tuaj në kërkim të standardeve më të mira të studimit dhe përmbushjes akademike.
Brezi juaj studentor, ka përgjegjësinë jo vetëm të të ardhmes, por dhe të të tashmes, ndaj duhet të ngrini fuqishëm zërin për të mundësuar që sot ju të shkolloheni në kushte shumë më të mira dhe me dinjitetin e bashkëmoshatarëve tuaj të vendeve të tjera europiane.
Këto vlera duhet të shërbejnë për ju si ideale për të ju inkurajuar që të angazhoheni pandalshëm, të jeni kërkues, të zhvilloni mendimin kritik, të mbroni dinjitetin tuaj dhe çdoherë të respektoni mendimin ndryshe.
E ardhmja është e juaja dhe ju mund ta bëni atë të jetë më ndryshe, më e mirë për ju dhe për vendin tonë.
Qëllimet dhe puna do tju shpërblehen, ndërsa cdo sfidë e hasur le të jetë një mundësi për tu rritur. Qofte nje vit i mbushur me frymëzim dhe suksese për secilin prej jush!
Ju dëshiroj një vit akademik të suksesshëm!
đđžÌˆđ«đłđžđŠđžÌˆđ«đŹđąđŹđĄđ­, đ‘đ«đšđ€ 𝐃𝐹𝐝𝐚𝐣