📍Le të jetë 3 Dhjetori, një datë, e cila apelon secilin nga ne për një angazhim të përbashkët, si dhe një kushtrim sensibilizues ndaj shoqërisë për më shumë vëmendje dhe përkujdesje për personat me aftësi të kufizuar, këtyre njerëzve me botë shpirtërore sa humane, aq dhe fisnike.
📍Kjo arrihet, krahas ndërgjegjësimit qytetar për më shumë vëmendje ndaj tyre, duke rritur përgjegjësinë dhe rolin tonë institucional, duke respektuar të drejtat themelore, si dhe duke punuar për plotësimin e kushteve dhe krijimin e mundësive për të qenë të barabartë.
📍Mbi të gjitha, kemi mundësinë t’u dhurojmë dashurinë njerëzore, respektin dhe përkushtimin për të lehtësuar sadopak sakrificën e tyre.