đŸ”čMe pamjet e veprimtarive qĂ« u organizuan ditĂ«n e shtunĂ«, datĂ« 5 tetor 2024, dua tĂ« shpreh falĂ«nderimet e mia tĂ« pĂ«rzemĂ«rta pĂ«r Presidentin e “SofrĂ«s Pukjane”, z. #Tonin_Alia dhe tĂ« gjithĂ« biznesmenĂ«t pukjanĂ« qĂ« mbĂ«shtesin pa rezerva, jo vetĂ«m kĂ«tĂ« manifestim tĂ« fuqishĂ«m kulturor, por janĂ« tĂ« kurdogjendur sa herĂ« qĂ« ne u “trokasim” pĂ«r çdo problematikĂ« tĂ« mundshme!
đŸ”čFalĂ«nderime tĂ« pĂ«rzemĂ«rta Drejtorit Ekzekutiv tĂ« ShoqatĂ«s #Agro_Puka, z Sabah Djaloshi, pĂ«r panairin mĂ« tĂ« madh agro-bujqĂ«sor tĂ« organizuar ndĂ«r vite “AgroFest 2024”, si dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« mbĂ«shtetjen e tij tĂ« vazhdueshme, si njĂ« partner shumĂ« i frytshĂ«m nĂ« bashkĂ«punimet tona!
đŸ”čFalĂ«nderime tĂ« pĂ«rzemĂ«rta tĂ« gjithĂ« tĂ« pranishmĂ«ve, tĂ« cilĂ«t vlerĂ«suan veprimtaritĂ«, duke filluar nga deputetĂ«t e Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, z. #Lodovik_Hasani, z. #Frrok_Gjini, kryebashkiaku i LezhĂ«s, z. #Pjerin_Ndreu, kryebashkiaku i FushĂ«-ArrĂ«zit, z. #Hil_Curri, si dhe mjaft personalitete tĂ« tjera tĂ« botĂ«s intelektuale, pĂ«rfaqĂ«sues dhe drejtues tĂ« institucioneve nĂ« nivel vendor e mĂ« gjerĂ«!
đŸ”čFalĂ«nderime tĂ« pĂ«rzemĂ«rta pĂ«r dy pĂ«rgaqĂ«suesit e komuniteteve fetare tĂ« PukĂ«s, myftiun #Gezim_Kopani dhe Dom #Zef_Marku pĂ«r mesazhet e pĂ«rcjella gjatĂ« veprimtarive nĂ« dobi tĂ« vlerave tĂ« bashkĂ«jetesĂ«s!
đŸ”čFalĂ«nderime tĂ« pĂ«rzemĂ«rta pĂ«r z. #Sytki_Hulaj, dhe delegacionin bashkĂ«shoqĂ«rues nga Komuna e Deçanit, tĂ« cilĂ«t sollĂ«n mesazhet vĂ«llazĂ«zore tĂ« kreut tĂ« saj, z. #Bashkim_Ramosaj.
đŸ”čFalĂ«nderim i veçantĂ« pĂ«r delegacionin e shoqatĂ«s atdhetare “ASSOALBANIA”, me veprimtari nĂ« Itali, tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar nga z. #Nikolin_Gjeloshaj, President i shoqatĂ«s, si dhe z. Florian Simoni, z. #Agron_Keçani, dhe z. #Gjovalin_Gega. Ishte nder dhe kĂ«naqĂ«si pjesĂ«marrja juaj nĂ« “SofrĂ«n Pukjane”.
đŸ”čFalĂ«nderime tĂ« gjithĂ« tĂ« pranishmĂ«ve, publikut artdashĂ«s, #policisĂ«_sĂ«_shtetit, policisĂ« bashkiake dhe institucioneve kulturore tĂ« BashkisĂ« PukĂ«, qĂ« i angazhuan nĂ« mbarĂ«vajtjen e veprimtarive!
đŸ”čLe tĂ« jemi tĂ« tillĂ« çdo ditĂ« tĂ« vitit, pĂ«rbashkues nĂ« dobi tĂ« proceseve zhviluese pĂ«r PukĂ«n, dialogues dhe bashkĂ«bisedues, siç i ka hije sofrĂ«s pukjane, nĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« unitetit tĂ« vlerave tona!