2E rënditur ndër shtatë bashkitë e Shqipërisë që do të hartojnë planin me mbështetjen e qeverisë, bashkia e Pukës ka nisur sot konkretisht punen për hartimin e Planit të Rregullimit të Territorit.
Kreu i bashkise Pukë, z.Gjon Gjonaj i shoqëruar nga njeri prej specialistëve të Seksionit të Urbanistikes, z.Petrit Dodaj ishin sot pjesë e një takimi të zhvilluar në Ministrinë e Zhvillimit Urban, ku ministria, znj.Eglantina Gjermeni bëri të ditur se planet rregulluese të shtatë bashkive të përzgjedhura duhet të përfundojnë brenda këtij viti nga kompania e tenderuar për këtë proçes.
Kreu I bashkisë së Pukës, z.Gjon Gjonaj mësohet se ka kërkuar nisjen e punës menjëher në terren me qëllim që jo vetëm të garantohet zhvillimi I qëndrueshem I Pukës në 50 vitet e ardhëshme, por ti hapet drita jeshile dhe ndërtimeve të reja për të cilat bashkia nuk jep dot leje ndërtimi pa përfunduar Plani I ri I Rregullimit të 3Territorit.
Për bashkinë e Pukës kjo konsiderohet si një prej arritjeve më të rëndësishmë, pasi Plani I Rregullimit të Territorit është një pasaportë garancie për përcaktimin e rolit dhe funksionit të çdo pëllëmbe të territorit.