5

Vëllezer dhe motra me lejoni që në këtë natë të ndërrimit të viteve, përzemërsisht t’ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2018.
Qoft ky Vit i Ri, Viti i mbarësisë, mirqenjës e begatisë tuaj familjare.
Urimi im dhe besoj i çdo pukjani është që viti 2018 të shënojë një kthesë të fortë dhe pozitive në gjithë ata familje e individ që këtë vit u përballen me dhimbje e sfida shëndetësor apo ekonomike.
Vëllezër e motra!
Gjatë këtij viti arritem mjaftueshem në shërbimin e Pukës së ëndërruar prej ne të gjithve, por ende do vijojme investimet në çdo sektor, lagje, fshat e njësi administrative.

Sonte është nata ku pukjanët ashtu si e mbar bota mblidhen në familjet e tyre me të dashurit e zemrës rreth tryezave të gëzimit, shpresave dhe ëndrrave të reja.
Në këtë natë të madhe të bashkimit dhe solidaritet tonë njerëzor e shpirtëror ndjehem me privilegj të marr pjesë në këtë festë të madhe me urimet e mia më të përzemërta për të gjithë familjet pukjane.
Nata e ndërrimit të viteve është gëzim veçanërisht për fëmijët, të cilve ju uroj veq gëzime e lumturi.
Një urim të veçant dhe të përzemërt kam për të sëmurët në spitale, të gjithë ata që kjo natë i gjen në krye të detyrës, mjekët infermierët, forcat e rendit, zjarrfikësit dhe punonjësit e sektorëve të tjerë këtu në Pukë e kudo.
Faleminderit për punën dhe sakrificën tuaj.
Urim për çdo familje që sot u mungojnë të afërmit e tyre. Qoftë vitit 2018 vit i shpresës dhe lajmeve të mira për ju”
Gëzuar e mbarësi për çdo pukjanë!