2Me kërkese te kreut të bashkis së Pukës, z.Gjon Gjona, bazuar në kompetencat që i jep ligji, është rimbledhur  këshilli bashkiak i Pukës për rishqyrtimin e bursave për studentët që ndjekin shkollen e lartë. Në fjalen e tij kreu i bashkisë, z.Gjon Gjonaj tha se bazuar në ligj kishtë kërkuar rishqyrtimin e shpërndarjes së bursave të larta me qëllim transparencen për shpërndarjen e këtyre bursave dhe për të qëndruar larg diferencimeve politike, krahinore etj. Anëtarët e këshillit e konsideruan me mjaft vend kërkesen e1 kryetarit të bashkisë, pasi ata e konsideruan vendimin si të domosdoshëm për ndryshime. Ata kërkuan që disa familje në vështirësi ekonomike, fëmijët e të cilve në mbledhjen e më parshme u trajtuan me gjysëm bursë të trajtohen me bursë të plotë. Sipas propozimeve dosjet janë prezantuar nga hartusja e projekt-vendimit, Denisa Islami.
Përfundimisht këshilli bashkiak vendosi të trajtoi me bursë të plotë:
1.Gjelina Pera
2.Denis Përndreu
3.Veronika Zefi
4.Elena Vorfi
5.Ilidiana Lazri
6.Edmonda Lleshi
7.Kleada Kukaj
8.Zoja Gjergjvataj
9.Xhesika Kadria
Ndërkoh të gjithë aplikantët e tjerë, (26 student) u vendos nga këshilli bashkiak që të trajtohen me gjysëmbursë.