banner-3x2m_puka-guide_001

Bashkia e Pukës, në bashkëpunim me Projektin e Agroturizmit, të 11mbeshtetur nga USAID dhe Ambasada Suedese dhe të zbatuar nga CEED Albania, ka promovuar sot “Udhërrëfyesin e Pukës” i cili konsiderohet si çelësi për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
Në këtë promovim, shefja e zyrës së Turizmit në Bashkinë e Pukës, znj.Mirjana Pashkaj u ndal tek puna që është bërë për të ardhur deri në këtë moment kyç për12 zhvillimin e turizmit në Bashkinë e Pukës,
ndërsa falenderoi bashkautoret Z.Riza Tafilaku e Z.Afrim Laçi si dhe fotografin Z.Eklajd Zeneli.
Nënkryetarët e bashkisë së Pukës, Z.Artan Zaja dhe Z.Astrit Kuqi thanë se botimi i guidës turistike ishte një tjetër premtim i mbajtur i kryebashkiakut Gjonaj dhe vjen në saj të përpjekjeve për të arritur një nga objektivat e tij 13ate të zhvillimiy të turizmit, si një prej industrive që shpresohet të gjeneroj të ardhura.
Ata u shprehën se Udhërrëfyesi i Pukes, vjen njëkohësisht me investimet për Puken turistike.
Përfaqësues te Projektit te Agroturizmit, thane qe ky është një nga hapat e parë të bashkëpunimit me Bashkinë e Pukës për promovimin e turizmit në këtë zonë. Projekti i Agroturizmit ka për qëllim transformimin e gjashtë fermave me potencial të larte në ferma agroturizmi dhe perkatesisht 2 ne zonen e Pukes. Gjithashtu Projekti do të kontribuojë në përforcimin e
kapaciteteve të biznesit nëpërmjet trajnimit dhe seminareve.14
Bashkautoret z.Riza Tafilaku dhe z.Afrim Laçi si dhe fotografi z.Enklajd Zeneli u shprehen të lumtur se fale përpjekjeve dhe këmbënguljes së kryebashkiakut puna e tyre disa vjeçare u konkretizua. Ata u ndalen tek përmbajtja e “Udhërrëfyesit të Pukës” ndërsa u shprehen se puna e tyre do të vijoje më tej me promovimin e vlerave turistike të Pukës, aspekt I cili kërkon angazhim të institucioneve të ndryshme për ti kthyer në shërbim të saj.
“Udhërrëfyesi i Pukës” pas pak ditësh do të prezantohet në Panairin 15Ndërkombëtar të Turizmit në Bruksel ku do të prezantohet dhe Puka me vlerat e saj turistike. Dokumenti është i përkthyer dhe në
gjuhen angleze falë kontributit të z.Sabah Djaloshi dhe znj.Mary Lou Surgi.