1Pas 25 vitesh fermerët e Luf Qerretit në bashkinë e Pukës kanë një zgjidhje për vaditjen e tokave të tyre bujqësore.
Me një fond prej 34 milion lekë akorduar nga qeveria, bashkia e Pukës zgjidh një herë e mirë problemin për vaditjen e 200 hektar toka bujqësore, përmes rikonstruksionit të kanalit vaditës si dhe rindertimin nga e para të sifonit të Lufit, çfar ka ndikuar në vaditjen e të mbjellave në këtë zonë pas shume 2vitesh.
Kreu I bashkisë Pukë, z.Gjon Gjona i shoqëruar nga administratori i njësisë administrative Luf Qerret,z. Ndue Filipaj, përfaqësues të kompanisë që realizoj projektin dhe banorë të zonës shikoj nga afer përfundimin e punimeve, teksa tha se sot zgjidhej një nga problemet më të mëdha për fermeret e zonës.
4Për banorët e Luf Qerretit investimi për rrjetin vaditës në një gjatësi prej më se 10 kilometër garanton më në fund futjen në efiçencë të tokave të tyre bujqësore.
Kanali vaditës I Luf Qerretiti është një investim I kryer në standartet bashkohore, që tashmë siguron prurje të bollshme për të gjithë tokat bujqësore të zonës, të cilat deri këtë viti siç tregojnë dhe vetë banorët I linin në pjesen më të madhe jasht prodhimit si pasojë e mungesës së vaditjes.5
7
Në funksion të këtyre tokave janë mbi dy milion meterkub Ujë nga ujmbledhesi I qytetit të Pukës, sasi kjo e cila tashmë shkon në destinacionin e duhur, ndryshe nga më parë, kur e gjithe sasia e Ujit humbiste si pasoje e rrjedhjeve përgjat rrjetit.