Me ftesë të homologut të tij, Giampiero Fossi, kryebashkiaku Dodaj zhvilloi një vizitë dyditore në komunën Signa, Itali

Me ftesë të z. Giampiero Fossi, kryetar i Komunës Signa, Firence, prej dy ditësh, i shoqëruar nga një delegacion prej 5 personash, në përbërjen e të cilit është dhe kryetari i Këshillit të Bashkisë Pukë, z. Eduart Gjoka, po ushtroj një vizitë zyrtare në vendin fqinj, Itali, e cila vjen në vijimësinë e marrëdhënieve në mes dy autoriteteve lokale dhe konfirmimit të vlerave të miqësisë të shprehura kohë më parë përmes binjakëzimit.

Censi i Popullsisë, bashkia fton qytetarët të jenë bashkëpunes të këtij procesi

Dje ka filluar procesi i rëndësishëm i Censit të Popullsisë dhe Banesave në të gjithë territorin e Shqipërisë, organizuar nga Instituti i Statistikave, INSTAT.
Bashkia Pukë fton të gjithë qytetarët të jenë bashkëpunues të këtij procesi, përmes të cilit do të kemi mundësinë të kemi të dhëna të sakta e të azhornuara rreth numrit të popullsisë, banesave, kushteve të jetesës, shkollimit e punësimit e të tjera të dhëna statistikore, të cilat do të mbesin konfidenciale.

Mund të jetë një imazh i teksti

Fillimi i vitit të ri shkollor, kryebashkiaku Dodaj përcjell urimin e tij

𝗨𝗿𝗶𝗺 𝗺𝗲 𝗿𝗮𝘀𝘁𝗶𝗻 𝗲 𝘃𝗶𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗶 𝘀𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗼𝗿/
Të dashur nxënës!
Të respektuar kolegë mësues!
Të nderuar prindër!
Kam kënaqësinë e veçantë që me rastin e vitit të ri shkollor 2023-2024 t’ ju përcjell urimet e mia më të përzemërta, për sa më shumë suksese në rrugën e dijes e të zhvillimit arsimor!
Në mënyrë të veçantë, uroj vogëlushët dhe vogëlushet që për herë të parë, hyjnë në udhën e bukur e të pafund të diturisë; ata që janë sot shpresa, krenaria dhe dashuria e prindërve dhe gjyshërve të tyre, por njëkohësisht, edhe e ardhmja e jonë.
Të nderuar mësues dhe nxënës, punë të mbarë e suksese në vitin e ri arsimor.
Ne jemi me ju dhe vlerësojmë lart punën dhe përpjekjet tuaja.
Siguroj si nxënësit, punonjësit arsimorë, ashtu edhe prindërit, se Bashkia Pukë do të mbështesë me të gjithë potencialin e saj procesin edukativo-mësimor.
Ne kemi bërë gjithçka në përgatitjen e objekteve shkollore në mënyrë që të jenë gati me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Le të jetë ky vit shkollor, një vit i ngritjes në një nivel më të lartë të;
-Cilësisë së shkollimit dhe edukimit, duke nisur nga themeli i gjithçkaje, edukata familjare,
-Shtimit dhe respektimit të virtyteve njerëzore,
-Rritjes së ndjeshmërisë të secilit mbi të drejtat dhe detyrat.
Urime dhe suksese në vitin e ri shkollor!
Përzemërsisht, Rrok Dodaj

HAPEN VENDE TË LIRA PUNE NE BASHKINE PUKE

Bashkia Pukë njofton shpalljen e vendeve të lira të punës, sipas kategorive përkatëse. Aplikimi dhe procedurat e mëtejshme, do jenë në përputhje me ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”. Garantojmë, aplikantët për mbarëvajtjen, ligjshmërinë dhe transparencën e plotë të rekrutimit të nëpunësve, process ky, i cili monitorohet  rigorozisht nga Shërbimi Civil.