Kreu i bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj mori pjesë sot në inagurimin e 100 kilometër shtigje turistike në territorin e bashkisë Pukë mundësuar falë bashkëpunimit të organizatës AgroPuka dhe Yunus Social Business Balkans. Në fjalen e tij kryebashkiaku Gjonaj tha se shenjestrimi i shtigjeve dhe sinjalistika e mundësuar përgjatë këtyre shtigjeve janë një tjetër dritë shprese për zhvillimin e turizmit malor në territorin e bashkisë Pukë.