Drejtoria e Financës pranë bashkisë Pukë po vijon takime konsultative për hartimin e Buxhetiti 2020. Takimi i radhës në Njësinë Administrative Luf-Qerret.
Drejtoria e Financës pranë bashkisë Pukë po vijon takime konsultative për hartimin e Buxhetiti 2020. Takimi i radhës në Njësinë Administrative Luf-Qerret.
Klikoni në vidion e mëposhtme:
https://www.facebook.com/236776123325015/videos/2428825924051433/
Lëkundjet sizmike të 26 Nëntorit shtuan dhe më tepër rrezikun e shembjeve mbi tunelin e Gjegjanit. Pas kërkesës të bashkisë, ARRSH dergoi në zonë një grup ekspertësh, të cilët ashtu sikurse dhe ne, vlerësojnë si problematike situaten.
Kryetari i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj priti miqtë nga shoqata e sipërmarrësve shqipëtar në Itali “Asso Albania”, z. Florian Simoni dhe z.Gjovalin Gega, të cilët në emër të presidentiti të “Asso Albania”, z.Nikolin Gjeloshi dhe kreut të komunës Signa, z.Gianpiero Fossi bënë të ditur mbledhjen e një ndihme modeste për bashkinë e Pukës, të cilen kjo e fundit mund ta përdor për rikuperimin e dëmtimeve që u shkaktuan kryesisht në infrastrukturën publike pas Tërmetiti të 26 Nëntorit.
Kreu i Komunës Signa në Itali z.Gianpiero Fossi ka dërgur sot mesazh solidariteti për banorët e bashkisë Pukë, pas tërmetit që tronditi vendin tonë gjatë natës së kaluar. Kreu i Komunës Signa, z.Fossi ka shprehur gadishmërinë për ti ardhur në ndihmë në rast nevoje komunitetit të bashkisë Pukë me mjete, forca dhe çfarë të jetë e mundur.