MESAZH URIMI I KRYEBASHKIAKUT GJONAJ ME RASTIN E 7 MARSIT, DITËS SË MËSUESIT

Të nderuar mësues, kam kënaqësin e veçantë që t’ju bashkohem qindra urimeve që merrni me rastin e 7 Marsit.
Me falenderimin e përzemërt për kontributin tuaj të vyer ju uroj më të miren në jeten tuaj, në familjet tuaja dhe në profesionin fisnik të mësuesit. Të jesh mësues, je mendja dhe zhvillimi i komunitetit ku jeton, je pjesë e ndërtimit të një Kombi. Krenar për çdo njërin prej mësuesve të bashkisë Pukë, më lejoni t’ju uroj ditën tuaj, i bindur se ju gjithnjë meritoni shumë për atë çfarë keni bër ndër vite e vazhdoni të bëni për ndërtimin e një të ardhmje të begatë. Urimi më i veçantë në këtë 7 Mars shkon për plejaden e mësuesve në pension që tashmë jetojnë të lumtur me krenarinë e kontributit të tyre në formësimin e brezave.

Z.GJONAJ MERR MASA PËR SITUATËN E KRIJUAR NGA CORONAVIRUS

Kryebashkiaku i Pukës, z.Gjon Gjonaj organizoi sot një takim pune me drejtuesit e institucioneve vartëse në bashkëpunim dhe me kreun e Shëndetiti Publik, z.Gjelosh Kasaj. z.Gjonaj ka kërkuar nga drejtuesit e institucioneve, kryesisht ata arsimore që të marrin masat e menjehershme për rritjen e mëtejshme të masave higjeno-sanitare.

TË RINJTË E PUKËS KONTRIBOJNË NË MBJELLJEN E DRURËVE DEKORATIV

Nismës së bashkisë Pukë për mbjelljet e drurve të rinjë dekorative tashmë po i bashkohen edhe qytetarët. Fale kontributiti të dy të rinjve pukjanë, Gentian Pemaj dhe Ndriçim Asllanaj, të cilët siguruan fidane Leandre dhe Bredhi është bërë pyllëzimi i të gjithë skrapatës pranë varrezave të qytetit të Pukës, duke i dhënë edhe kësaj pjese një tjetër pamje, nga ajo me inerte të hedhura shkujdesur e mbuluar me bimësi të egër.