MASAT QË DUHEN ZBATUAR PËR MBROJTJEN NDAJ COVID-19

Nisur nga masat e përshkallëzuara për sa më shumë KUJDES dhe mbrojtje ndaj COVID-19, bashkia Pukë kërkon mikuptimin e të gjithë pronarve të bareve dhe restoranteve në qytet dhe Njësitë Administrative që të respektojnë distancen prej dy metër të tavolinave nga njëra-tjetra si dhe të bëjnë dezinfektimin periodik pas largimit të çdo klienti.
Ndoshta krijon pak vështirësi, por është domosdoshmëri për të mbajtur zonen tonë të pa prekur.

SHFAQJA E FILMIT “DERE E HAPUR” NË KUADRIN E 8-MARSIT

Nën përkujdesjen e z.Gjon Gjonaj, të znj. Fabiola Laco-Egro si dhe në bashkëpunim me produksionin e filmit “Derë e hapur”, film i vitit 2019, u zhvillua një aktivitet sensibilizues në Qendrën e Turizmit dhe Zhvillimit Rural me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke shfaqur filmin i cili ka në qendër të tematikës dy motra në një shoqëri thellësisht patriarkale.

URIMI I KRYEBASHKIAKUT GJONAJ PËR 8 MARSIN

Fort të dashura nëna dhe motra më lejoni që në këtë 8 Mars t’ju përcjell urimet e përzemërta me shpresen dhe dëshiren se jeni mirë.
Sot është dita e të drejtave tuaja, ndaj Uroj që më shumë, kjo ditë të na shërbej si dita e sensibilizimit për të drejtat tuaja sublime, për më shumë respekt në familje, shoqëri dhe vendet tuaja të punës.