Këto Pashkë i gjejnë Kishat bosh pa besimtarë për herë të parë në historin e krishtërimit, por në zemrat tona mbizotëron shpresa dhe besimi se Zoti do na begatoj me të mira, siç deri tani na ka mbrojtur nga ky rrezik, ende në qarkullim.
Këto Pashkë i gjejnë Kishat bosh pa besimtarë për herë të parë në historin e krishtërimit, por në zemrat tona mbizotëron shpresa dhe besimi se Zoti do na begatoj me të mira, siç deri tani na ka mbrojtur nga ky rrezik, ende në qarkullim.
Kushtet atmosferike nuk po na favorizojne shumë, pasi dihet se COVID-19 përhapet në temperaturat të ulta.
Ulja e ndjeshme e temperaturave kërkon masa të shtuara mbrojtëse e më e rëndësishmja në këto kushte është qëndrimi në shtëpi.
Të nderuar miq, fati i keq e deshi që sot të jem i detyruar të ndaj me Ju lajmin e kobshëm për humbjen e mikut tonë të përbashkët, Ndue Marinaj.
Virusi, për të cilin ka ditë që ju them se nuk duhet marr si një lojë, na mori më të mirin prej nesh.
Sot ishte planifikuar të mbahej në Pukë ceremonia e nënshkrimit të marrveshjes mes bashkisë Pukë dhe komunës Signa në Itali. Kryebashkiaku z.Gjon Gjonaj i shoqëruar nga zevendëskryetarët z.Mustaf Kopani, znj.Ershela Gjoni, z. Kristjan Marku zhvilloj një ceremoni solemne në shenjë solidariteti me popullin vëlla të Signa-s në Itali.
Me nderime u ekzekutuan dy himnet kombëtare të dy popujve, teksa para bashkisë Pukës u ngrit flamuri shqipatar e përkrah tij dhe ai Italian.
Izolimi i banorëve të bashksë Pukë ka sjell dhe mungesë në ushqime dhe medikamente për moshën e tretë në veçanti si dhe për familjet e varfëra. Bashkia e Pukës me stafin e saj përkatës ka nisur shpërndarjen e pakove ushqimore dhe medikamenteve përkatëse, sipas udhëzimeve të mjekëve, në të gjithë territorin e bashkisë, duke mos lënë në harresë edhe fshatrat më të thella.