MESAZH NGUSHËLLIMI I KRYETARIT TË BASHKISË PUKË, Z.GJONAJ, PËR NDARJEN NGA JETA E MËSUESIT GJON MEKESHDEDA

Me dhimbje mësova sot për humbjen e një prej ikonave të arsimit në Pukë, mësuesit hero, Gjon Mekeshdeda.
Edhe pse ju dorëzua vdekjes në moshen 93 vjeçare, mësues Gjoni ishte një pasuri e madhe intelektuale ndër ne, një burim frymëzimi jo vetëm për armaten e mësuesve, por për mbar komunitetin tonë, si njeriu i cili sfidoi vështirësite e kohës dhe ata të terrenit, teksa punoi si mësues jo vetëm në zonat e Pukës, por dhe në zonat e tjera të Shqipërisë, deri në fshatrat e Kukësit ku arsimoi breza të tër të rinjësh, të cilin e kujtojnë mësues Gjonin dhe sot.

MIRATOHET PROJEKTI I LOJRAVE TË AVENTURËS I CILI DO TË NDËRTOHET NË QYTETIN E PUKËS

Është zhvilluar sot mbledhja e këshillit bashkiak, e para në kushte normale pas situatës së krijuar nga COVID-19.
Anëtarët e pranishëm të këshillit bashkiak miratuan me votë unanime:
1. Projekt-vendimin për miratimin e fondit 6% të Ndihmës Ekonomike
2. Projekt-vendimin për bashkfinancimin me Fondin Shqiptar të Zhvillimit të Parkut të Lojrave të Aventures që do të realizohet si një investim unik në qytetin e Pukës
3. Miratimin e Komisionit për Rregulloren e re të Këshillit Bashkiak.

Për më tepër klikoni në link: https://www.facebook.com/236776123325015/videos/263666891501993/

PUBLIKOHET RAPORTI I PERFORMANCËS SË BASHKISË PUKË 2019 NË BASHKËPUNIM ME PROJEKTIN “BASHKI TË FORTA”

Bashkia Pukë ne bashkëpunim me Bashki të Forta, një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC ka prodhuar dhe publikuar Raportin e Performancës së Bashkisë Pukë për vitin 2019. Raporti paraqet rezultatet vjetore të arritura nga bashkia në një format më transparent dhe të kuptueshëm për gjithë aktorët: Këshillimi Bashkiak, komuniteti vendor, media etj. Ky raport i ofron mundësinë të interesuarëve të kuptojnë çfarë ka realizuar konkretisht bashkia me financat e saj gjatë një viti të plotë kalendarik.

 

MENJËHER PASI PUBLIKOHET LIGJI I RI PËR PYJET, Z.GJONAJ ZHVILLON TAKIM ME STAFIN E SEKTORIT TË PYJEVE

Ligji i ri për pyjet, i cili konsideron prerjen e drurve pyjor vepër penal që dënohet me heqje lirie kërkon masat e duhura, fillimisht duke sensibilizuar banorët që të bëjnë kujdes, pasi një drurë i prerë do të thot krim për të cilin nuk gjobitesh, por dënohesh.
Në këtë kuadër kryebashkiaku Gjonaj zhvilloi një takim me drejtues dhe punonjës të sektorit të pyjeve në bashki, të cilët tani e tutje kanë të gjithë kompetencat dhe përgjegjësit për mbrojtjen dhe menaxhimin e masiveve pyjore.