NJOFTIM PËR FITUESIT NGA PROGRAMI I SHËRBIMEVE MJEDISORE “LEADER”

Bashkia Pukë ka përfituar nga programi i Shërbimeve Mjedisore “LEADER” përmes të cilit kanë përfituar pesë projekte që po i bëjmë të ditur si më poshtë:
1. Ndërtimi i Urës fshati Kabash, njësia administrative Rrape
2. Pyllzime artificiale me Gështenjë, shoqata e Pyjeve Kullota “Krrabi”
3. Rehabilitim i kanalit vaditës Kavlina, shoqata “Riperteritja e Pyjeve”
4. Klasifikim për perdorim të tokave të ekonomise pyjore Terbun , pyllëzimin dhe rigjenerimin e bimësisë, Shoqata “Agro-Puka”
5. Përmirësim punishte+dhomë frigoriferike, Kantina “Dalmacia”

Subjektet e mësipërme duhet të përgatisin dokumentacionin e prokurimit bazuar në Udhëzuesin Operacional të Granteve, si dhe të paraqiten pranë Zyrës së Projektit të Shërbimeve Mjedisore për asistencë teknike dhe nënshkrimin e kontratës të akordimit të grantit.

Ju faleminderit!

NJOFTIM PËR HAPJEN E THIRRJES NGA IPARD II

Masa 1: ”Investime në asete fizike në fermat bujqësore”

  • Totali i shpenzimeve të pranueshme nën Masën 1 do të ketë këta kufij:
  • Shuma minimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 10,000 EURO
  • Shuma maksimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 500,000 EURO

 

  • Intesiteti i ndihmës nën Masën 1 është:
  • deri në 60% të totalit të kostove të pranueshme të investimit
  • deri në 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç në datën e marrjes së vendimit për dhënien e mbështetjes)
  • deri në 70% për investimet në zona malore, ku 100 % e investimit duhet të jetë ne zonë malore (shiko listën e zonave malore në Aneksin 7)

 

Masa3:”Investime në asete fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit”

  • Totali i shpenzimeve të pranueshme nën Masën 3 do të ketë këta kufij:
  • Shuma minimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 25,000 EURO
  • Shuma maksimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 2,000,000 EURO

 

  • Intesiteti i ndihmës nën Masën 3 është i barabartë me 50% të totalit të kostove të pranueshme të investimit.

 

Masa 7: “Diversifikimi i Fermave dhe Zhvillimi i Biznesit”

  • Totali i shpenzimeve të pranueshme nën Masën 7 do të ketë këta kufij:
  • Shuma minimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 10,000 EURO
  • Shuma maksimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 400,000 EURO

 

  • Intesiteti i ndihmës nën Masën 7 është i barabartë me 65% të totalit të kostove të pranueshme të investimit.

 

 

NJOFTIM PËR APLIKIM PROJEKTESH

Autoriteti Kombëtar i Autorizuar për Green Climate Fund në Shqipëri, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, po hap thirrjen për projekt propozime me qëllim identifikimin e ideve për projekte strategjike në kuadër të Projektit për “Zhvillimin e Kapaciteteve të Shqipërisë për një Angazhim të Efektshëm me Fondin e Gjelbër të Klimës”. Identifikimi i projekt ideve të tilla strategjike pritet të forcojë akoma më shumë procesin e angazhimit të grupeve të interest dhe të sigurojë një qasje sa më koherente dhe prioritizuese për nevojat e vendit për financime të gjelbërta.
Idetë e identifikuara duhet të përfshijnë prioritetet tematite të mëposhtëme:

– Mitigim
Reduktimi i emetimeve nga:

☐ Aksesi dhe prodhimi i energjisë;
☐ Transporti;
☐ Ndërtesat, qytetet, industritë dhe pajisjet;
☐Pyjet dhe përdorimi i tokës.

Adaptim
Shtimi i aftësisë ripërtëritëse të:

☐ Komuniteteve dhe popullsisë më vulnerabël
☐ Shëndetit, mirëqënies, dhe sigurisë së ujit dhe ushqimit
☐Infrastrukturës dhe ambienteve të ndërtuara
☐ Ekosistemeve dhe shërbimeve nga ekosistemet
Ministria mirëpret aplikantë nga sektori publik ose privat, të dorëzojnë idetë e tyre për projekte strategjike, deri më datë 14 Tetor 2019.