PËR CAKTIMIN E VENDEVE TË AFISHIMIT TË MATERIALEVE PROPAGANDISTIKE PËR ZGJEDHJET PËR KUVEND TË DATËS 25.04.2021

Nr .671. Prot.                                                                                                                                                                                                                                                        Puke, më.23.03.2021

 

VENDIM

Nr. 03 , Date.23.03.2021

PËR CAKTIMIN E VENDEVE TË AFISHIMIT TË MATERIALEVE PROPAGANDISTIKE PËR ZGJEDHJET PËR KUVEND TË DATËS 25.04.2021.

 

Ne zbatim te ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, te ligjit 10019, datë 29.12.2008,“Kodi Zgjedhor i Republiks së Shqipërisë” (i ndryshuAr) ,dekretit nr.11700, datë 06.09.2020 të Presidentit të shqipërisë “Për caktimin e datës të zgjedhjeve për Kuvendin”, për zgjedhjet e datës 25.04.2021 dhe Udhezimit Nr.06, date.23.03.2021 ’Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore’.

 

VENDOSA:

  1. Vendet e afishimit të materialeve propagandistike zgjedhore të caktohen hapësirat deri në 5 (pesë) metra nga zyra zgjedhore e partisë politike përkatëse, pasi të kenë bërë njoftimin me shkrim Kryetarit të Bashkisë, për hapjen e zyrave zgjedhore dhe për adresat e tyre të sakta.
  2. Ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në: fasadat e godinave të banimit, institucioneve publike apo ambienteve rrethuese pranë tyre, brenda zonave rekreative, parqeve, në pemët e qytetit apo shtyllat e ndriçimit dhe në mjetet e transportit publik.
  3. Në vendet e afishimit subjektet zgjedhore lejohet të afishojne vetëm materiale të programeve të tyre zgjedhore.
  4. Partitë Politike duhet ti përmbahen rregullave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe Udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
  5. Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit të monitorojnë proçesin e afishimit si dhe të marrë masa për heqjen e tyre në rast të vendosjes së tyre në kundërshtim me rregullat, sipas funksioneve të caktuara në legjislacionin përkatës.
  1. Ky Vendim hyn ne fuqi menjëherë.

 

                                 KRYETARI  I  BASHKISE

    Gjon GJONAJ                                

DOKUMENTAT QË NEVOJITEN PËR APLIKIM PËR STREHIM SOCIAL- BANESA ME KOSTO TË ULËT

Bashkia Pukë në vijim të proçesit për strehimin social dhe në zbatim të VKB nr. 39, datë 02.11.2020 për “Miratimin e dokumentacionit ligjor, sistemit të pikëzimit për aplikimin në programet e strehimit ju njoftojmë se çdo aplikant i cili kërkon të përfitoj nga program i strehimit social për Banesë Sociale me kosto të ulët” duhet të plotësojë këto dokumenta:
1- Formulari i apkimit i cili gjendet pranë sektorit të emergjencave civile, Bashkia Pukë.
2- Të dhënat personale të aplikantit:
– Çertfikatë e lindjes së aplikantit dhe çertifikatë e gjendjes familjare;
– Vërtetim për vendbanim në njësinë vendore ku kërkohet strehimi.
3- Vërtetimi i kushteve të strehimit sipas shkronjës “a”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
i. vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes;
ii. vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj;
iii. vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
iv. aktverifikim nga njësia vendore për: – banesat në rrezik shembjeje; – rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore; – banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit.
v. Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;
vi. akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.
vii. nuk duhet te kete bere transaksion shitblerje banese per 5 vite e fundit
4- Për vërtetimin e kushteve familjare, sipas shkronjës “b”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
i) certifikatë familjare;
ii) vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.
iii) vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;
iv) vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit;
v) dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;
vi) dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
vii) dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;
viii) urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje;
ix) vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane;
x) dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;
xi) vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI;
xii) vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.
5- Për vërtetimin e kushteve ekonomike, sipas shkronjës “ç”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
i) vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
Për përfshirjen në këtë program të ardhurat duhet të jenë:
– Te ardhura deri ne 80% – 100 % të të ardhurave mesatare = 20.915 lek në muaj për frymë;
-Te ardhura deri ne 100% – 120 % të të ardhurave mesatare = 31.373 lek në muaj për frymë);
ii) dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;
iii) vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
iv) vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
v) vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
Shënim:
-Dokumentet duhet të jenë origjinale;
-Për çdo sqarim më të hollësishëm mund të drejtoheni tek zyra e emergjencave civile, Bashkia Pukë;
-Personat që kanë të dorëzuar aplikimin ndër vite duhet të bëjnë përditësimin e tyre

INFORMACION MBI SITUATËN E KRIJUAR NGA KUSHTET ATMOSFERIKE

Të nderuar bashkqytetar!
Sipas njoftimeve të IGJEUM, të shtunen (13 Shkurt), rreshjet e borës, ngricat dhe ulja e temperaturës do të përfshijnë ashtu si pjesën më të madhe të vendit edhe territorin e bashkisë Pukë.
I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkisë Pukë, të kenë KUJDES dhe të evitojnē levizjet e pa nevojshme në zonat rurale pa u siguruar mirë mbi kushtet atmosferike dhe situatën e qarkullimit rrugor, në mënyrë të veçantë kur nuk levizni me mjete të përshtatshme për situata të tilla.
Jeni të lutur mos të levizni me mjetin tuaj nëse nuk është në gjendje të mirë teknik, nëse nuk keni goma dimërore, nëse nuk keni mjete teknike siç janë zinxhirët.
Përballë kushteve të tilla atmosferike “UK.PUKË SHA” ju apelon të gjithë konsumatorëve të Ujit të pijshëm të bëjnë KUJDES në menaxhimin e kësaj situate. Është domosdoshmëri të lini vetëm pak të hapur çesmet për mënjanimin dhe shmangien e problematikës së ngricave në sistemin shpërndarës dhe në magjistralet kryesore të pallateve të banimit, për një furnizim normal dhe pa ndërprerje me ujë të pijshëm.
Në kushtet e temperaturave që në Pukë sipas IGJEUM mund të zbresin deri në -18°C, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë ju apelon për KUJDES maksimal sa i përket mbrojtjes së shëndetiti. Kushtet atmosferike të kësaj jave me temperatura nën 0 janë stimulues të përhapjes së COVID-19 dhe në rast të neglizhencave mund të përballemi me rritje të numrit të rasteve të prekura nga COVID-19.
Bashkia Pukë ju apelon të gjithë mjekëve të familjes në Qendrat Shëndetësore të mos largohen larg zonave të tyre, të mbajnë kontakte me familjet ku ka të prekur nga COVID-19 dhe të sëmurë kronikë duke mbajtur në kontakt dhe personelin e mesëm mjeksor në fshatra. Bashkia Pukë do e monitoroj seriozisht funksionin e tyre në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike, siç dhe është parashikuar.
Bashkia Pukë i apelon dhe kompanive të mirmbajtjes të akseve rrugore nacionale për kryerjen me korrektësi të detyrës duke përmbushur kontratat me ARRSH për mirmbajtjen me preformacë të rrugëve.
Nga sonte Drejtoria e Shërbimeve Komunitare, Utilitare dhe Administrative do të jetë në gadishmëri me të gjithë sektorët e saj në qytet dhe njësitë administrative. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit do të jetë në gadishmëri për ndërhyrje në rastet emergjente, po ashtu dhe Policia bashkiake dhe Ujsjellës Kanalizime.
Shërbimi Social në bashki dhe Drejtoria e Shërbimeve Komunitare do të mbajnë kontakte me familjet e të moshuarve që jetojnë në vetmi duke i asisituar për çdo rast nevojë.
Në dispozicion të menaxhimit të çdo situate në akset rrugore në juridiksionin e bashkisë do të jenë:
1 mjet kamion borpastrues dhe kripore
2 fadroma
2 mjete kamionçin
Në rast nevoje, do të ndërhyet fillimisht për pastrimin e rrugëve në qytet, në aksin rrugor rural Qafë Qerreti – Qelëz qendër dhe Qafë Qerreti-Qerret qendër për të vijuar më pas në çdo zonë sipas numrit të popullsisë, siç parashikohet për ndërhyrjet në situata të tilla dhe sipas planit të veprimit nga Drejtora e Shërbimeve në bashki.
Prioritet mbeten rastet mortore dhe ato të emergjencave shëndetësore.
Duke shpresuar në mirkuptimin tuaj, ju bëjmë të ditur se për çdo rast nevoje, kontaktoni numrat pa pagesë:
127 Shërbimi i Urgjencës
128 Shërbimi Zjarrfikës
129 Policia e Shtetit

PER APLIKIM PER PERFITIMIN E STATUSIT TE ‘PRONARIT SOCIAL’

REPUBLIKA E SHQIPËRISË     

 BASHKIA PUKË

                                                                                                                                                                                                                                                                           Pukë, më 16.12.2020

THIRJE PER APLIKIM PER PERFITIMIN E STATUSIT TE ‘PRONARIT SOCIAL’

Në zbatim të Ligjit.Nr.22/2018 “Për Strehimin Social’, çdo subjekt publik si dhe çdo subjekt privat, që investon në banesa sociale me qera, ose që disponon banesa për ti dhënë me qera, për familjet në nevojë për strehim, mund të aplikojë pranë Zyrës së Punëve Sociale  të Bashkisë Pukë, për tu regjistruar si ‘pronar social’. Subjekti fiton statusin e ‘pronarit social ‘nëse plotëson kushtet  e mëposhtme:

  1. Banesa e tij plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi
  2. Qeraja me të cilën ofrohet banesa me qera nuk është më e lartë sesa qeraja mesatare në tregun e lirë.
  3. Nënshkruan një kontratë me Bashkinë Pukë, ku bien dakort për mënyrën e menaxhimit të banesës së tij, kontratë e cila nuk mund të zgjasë më pak se tre vjet.
  4. Nënshkruan deklaratën se nuk do të refuzojë qiramarrësin për arsye që përbëjnë diskriminim.

Në rast të përfitimit të statusit të ‘pronarit social’, subjektit I jepet mbështetja sipas Nenit.25 të Ligjit.Nr.22/2018 ‘Për strehimin Social’, për subvencionimin e qerasë për familjet përfituese.