NJOFTIM PER VEND TE LIRA PUNE

Në kuadër të forcimit të kapaciteteve administrative, si dhe të vizionit afatgjatë të ndërtimit të një administrate efiçiente, larg ndikimit politik, por të bazuar në vlera profesionale dhe të përkushtuar në përmbushjen e përgjegjësive funksionale dhe rritjen e cilësisë së shërbimt ndaj qytetarëve,  Bashkia Pukë njofton shpalljen e vendeve të lira të punës, sipas kategorive përkatëse.

Aplikimi dhe procedurat e mëtejshme, do jenë në përputhje me ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”.

Çdo etapë e ndjekur, duke filluar me dokumentacionin e kërkuar, afatet kohore, formularër përkatës dhe shpallja e rezultateve, sipas renditjes, do të jenë konform dispozitave ligjore që rregullojnë këtë proces.

Garantojmë, aplikantët për mbarëvajtjen, ligjshmërinë dhe transparencën e plotë të rekrutimit të nëpunësve, process ky, i cili monitorohet  rigorozisht nga Shërbimi Civil.

Suksese kandidatëve pjesëmarrës!