PËR SHTYRJEN E AFATIT PËR APLIKIM PËR STREHIM SOCIAL

                                           REPUBLIKA E SHQIPËRISË         

                                  BASHKIA PUKË

                                                                                                                        Pukë, më 24.12.2020

                                    NJOFTIM

PËR SHTYRJEN E AFATIT PËR APLIKIM PËR STREHIM SOCIAL – BANESA ME KOSTO Ë ULËT

Bashkia Pukë në vijim të proçesit për strehimin social dhe në zbatim të VKB nr. 39, datë 02.11.2020 për “Miratimin e dokumentacionit ligjor, sistemit të pikëzimit për aplikimin në programet e strehimit ju njoftojmë se çdo aplikant i cili kërkon të përfitoj nga program i strehimit social për Banesë Sociale me Kosto të Ulët” duhet të plotësojë këto dokumenta brenda datës 20.01.2021, ora 12:00:

  • Formulari i apkimit i cili gjendet pranë sektorit të emergjencave civile, Bashkia Pukë.
  • Të dhënat personale të aplikantit:
  • Çertfikatë e lindjes së aplikantit dhe çertifikatë e gjendjes familjare;
  • Vërtetim për vendbanim në njësinë vendore ku kërkohet strehimi.
  • Vërtetimi i kushteve të strehimit sipas shkronjës “a”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
  1. vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes;
  2. vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj;
  • vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
  1. aktverifikim nga njësia vendore për: – banesat në rrezik shembjeje; – rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore; – banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit.
  2. Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;
  3. akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.
  • nuk duhet te kete bere transaksion shitblerje banese per 5 vite e fundit
  • Për vërtetimin e kushteve familjare, sipas shkronjës “b”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
  1. certifikatë familjare;
  2. vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.
  • vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;
  1. vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit;
  2. dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;
  3. dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
  • dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;
  • urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje;
  1. vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane;
  2. dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;
  3. vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI;
  • vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.
  • Për vërtetimin e kushteve ekonomike, sipas shkronjës “ç”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
  1. vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;

Për përfshirjen në këtë program të ardhurat duhet të jenë:

– Te ardhura deri ne 80% – 100 % të të ardhurave mesatare = 20.915 lek në muaj për frymë;

-Te ardhura deri ne 100% – 120 % të të ardhurave mesatare = 31.373 lek në muaj për frymë);

  1. dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;
  • vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
  1. vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
  2. vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

Shënim:

-Dokumentet duhet të jenë origjinale;

-Për çdo sqarim më të hollësishëm mund të drejtoheni tek zyra e emergjencave civile, Bashkia Pukë;

-Afati i fundit për pranim të aplikimeve është data 20.01.2021 ora 12:00;

-Personat që kanë të dorëzuar aplikimin ndër vite duhet të bëjnë përditësimin e tyre;

 

NJOFTIM PËR APLIKIM PËR STREHIM SOCIAL

REPUBLIKA E SHQIPËRISË     

 BASHKIA PUKË

                                                                                                                                                                                                                                                                           Pukë, më 16.12.2020

NJOFTIM

Për aplikim për strehim social – banesa me kosto të ulët

Për zbatimin e VKB nr. 39, datë 02.11.2020 për “Miratimin e dokumentacionit ligjor, sistemit të pikëzimit për aplikimin në programet e strehimit ju njoftojmë se çdo aplikant i cili kërkon të përfitoj nga program i strehimit social për Banesë Sociale me Kosto të Ulët” duhet të plotësojë këto dokumenta brenda dates 24.12.2020, ora 12:00:

  • Formulari i apkimit i cili gjendet pranë sektorit të emergjencave civile, Bashkia Pukë.
  • Të dhënat personale të aplikantit:
  • Çertfikatë e lindjes së aplikantit dhe çertifikatë e gjendjes familjare;
  • Vërtetim për vendbanim në njësinë vendore ku kërkohet strehimi.
  • Vërtetimi i kushteve të strehimit sipas shkronjës “a”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
  1. vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes;
  2. vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj;
  • vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
  1. aktverifikim nga njësia vendore për: – banesat në rrezik shembjeje; – rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore; – banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit.
  2. Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;
  3. akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.
  • nuk duhet te kete bere transaksion shitblerje banese per 5 vite e fundit
  • Për vërtetimin e kushteve familjare, sipas shkronjës “b”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
  1. certifikatë familjare;
  2. vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.
  • vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;
  1. vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit;
  2. dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;
  3. dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
  • dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;
  • urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje;
  1. vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane;
  2. dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;
  3. vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI;
  • vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.
  • Për vërtetimin e kushteve ekonomike, sipas shkronjës “ç”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
  1. vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;

Për përfshirjen në këtë program të ardhurat duhet të jenë:

– Te ardhura deri ne 80% – 100 % të të ardhurave mesatare = 20.915 lek në muaj për frymë;

-Te ardhura deri ne 100% – 120 % të të ardhurave mesatare = 31.373 lek në muaj për frymë);

  1. dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;
  • vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
  1. vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
  2. vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

Shënim:

-Dokumentet duhet të jenë origjinale;

-Për çdo sqarim më të hollësishëm mund të drejtoheni tek zyra e emergjencave civile, Bashkia Pukë;

-Afati i fundit për pranim të aplikimeve është data 24.12.2020 ora 12:00;

-Personat që kanë të dorëzuar aplikimin ndër vite duhet të bëjnë përditësimin e tyre.

NJOFTIM PËR FAMILJET PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE

Këtë jave fillon procedura e aplikimit për ndihmë ekonomike për muajin Prill 2020, Ju sqarojmë se nuk do të këtë penalizime për deklaraten 3 mujore ( pra ju lutemi të mos paraqiten familjet përfituese në situatën e karantinës për të nënshkruar deklaraten 3-mujore), si dhe nuk do të këtë penalizime për mosparaqitje në zyrat e punës dhe për viziten në shtëpi.
Ju lutemi perdorni mjete alternative komunikimi për Ne, në mënyrë që të mos krijohen grumbullime njerëzish në këte situatë.

Nese do të këtë familje të reja që duan të aplikojne në muajin Prill , do të informoheni në vijim për proçedurat.

Qëndroni në shtëpi!

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR SITUATËN E KRIJUAR

Shpërndaje që të njoftohen të gjithë!

🔴Të nderuar banorë të bashkisë Pukë po kalojmë ditë të vështira, por me ndihmen e ZOTIT, jo të pamundura.
🔴Të vën përball një situate ku shumë nga ju shkruani se jeni në vështirësi për ushqime, ne sot kemi ndërmarr një tjetër nismë.
🔴Nga e Hëna, bashkia do i përgjigjet çdo familje që ka nevojë për blerjen e ushqimeve, apo artikuj të tjerë duke i dërguar sipas porosisë në banesë bashkë me faturen përkatëse që do e mbuloj porositësi.
🔴I gjithë shërbimi do të mbulohet nga bashkia Pukë me zero kosto për transportin sado larg që të jetë.

🗣Por si do veprohet?!
👉Nëse Ju keni nevojë të bleni diçka kontaktoni kryeplakun ose Administratorin e Njësisë Administrative ku jeton.
👉Porosit çfarë ke nevojë dhe shërbimin do e kryej bashkia.
👉Çdo produkt do të shoqërohet me faturen e dyqanit që në momentin e mbërritjes të porosisë ju duhet ta paguani.
👉Nëse ju keni preferencë për dyqanin ku dëshironi të bleni kto produkte, sigurisht kjo është e mundur.

🔴Kjo sigurisht është një mundësi për ata që ngren pretendimi se nuk mund të dalin për të blerë.
🔴Ndërkohë ne do të vazhdojmë të asisitojmë me ndihmë në ushqime dhe detergjent ata që kanë përcaktuar në aktet normative, qeveria shqiptare, ashtu siç do ndihmojmë për shperndarjen e medikamenteve dhe krijimin e mundësive të tjera lehtësuese.
Bashkë ne mund t’ja dalim!

NJOFTIM PËR STUDIMIN DHE MIRATIMIN E PAKETËS FISKALE 2020

Bashkia Pukë në kuadër të studimit, miratimit së Paketës Fiskale 2020, njofton:

Me datë 12 Dhjetor ditën e Enjte, ora 11:00 organizon një diskutim të hapur me grupet e interest në sallën e mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Pukë.
Ftohen të marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre tregtare në territorin e Bashkisë Pukë;
1. Qytetarë, specialist të ekonomisë
2. Anetarët e Këshillit të Bashkisë Pukë
3. Drejtues të Institucioneve etj
Në takim do të prezantohen ndryshimet ligjore, nivelet e taksave e të tarifave nga specialist të Bashkisë Pukë;
Diskutime e mendime të grupeve të interest.
Pjesmarrja juaj do të ndihmojë në hartimin e miratimin e një Pakete sa me efikase e në ndihmë të kryerjes së shërbimeve ndaj qytetareve nga të ardhurat që do arkëtohen nga bizneset.

Ju mirëpresim !