KOMUNIKAT E BASHKISË PUKË PËR QYTETARËT

Të nderuar bashkëqytetar, teksa ashtu si e gjithë vendi edhe qyteti dhe zona jonë po kalon ditë me temperatura të larta, të cilat siç jemi njoftuar nga Shërbimi Meteorologjik Shqiptar gjatë javës së ardhshme mund të jen dhe më të larta, bashkia Pukë kërkon mirkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, sëpari për: Kursimin e Ujit të pijshëm, pasi abuzimi përmes lënjës së çesmave hapur, apo duke e përdorur atë për uljen e pluhurave, vaditjen e të mbjellave apo shpërdorime të tjera rrezikon seriozisht ndërprerjen e shërbimit të furnizimit 24 orë, pasi prurjet për shkak të thatësirës po bien çdo ditë. Nese ju përdorni Ujin për nevojat jetike të familjeve tuaja, furnizimi 24 orë në qytet do të vijoi normalisht edhe gjatë stinës së nxehtë të veres. Për këtë Ujësjellës Kanalizime dhe Policia bashkiake e ndihmuar dhe nga Policia e Shteti do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme dhe të befasishme duke marr dhe masat konkrete për rastet e kundravajtësve.
Të nderuar qytetar!
Gjatë këtyre ditëve të nxehta mbetet domosdoshmëri kujdesi ndaj zjarreve fillimisht në banesat tuaja e pastaj dhe në siperfaqët pyjore. Bëni kujdes me linjat elektrike, të cilat shpesh janë të amortizuara si pasojë e viteve. Kontrolloni ngarkesat tuaja elektrike dhe mendoni se në linjat e vjetëruara të enrgjise nuk përballojnë dot të gjitha elektroshtëpiaket njëherësh, pasi kjo sjell dhe shkëndi elektrike në konstuktet e banesave tuaja. Ju lutem, mbani larg duar nga tentativat per vjedhjen e energjisë përmes linjave të fshehta, pasi ato janë rreziku më I madh për banesat tuaj. Kolaudoni bombulat e gazit dhe kontrolloni vazhdimisht për rrjedhje ato. Mos u largoni nga banesat tuaja duke lënë në funksion bombula gazi, apo paisje të tjera elektroshtëpiake
Mbrojtja e Pyjeve është sfida jonë edhe këtë vit, ndaj bëni kujdes teksa levizni në sipërfaqët pyjore, kryesisht me përdorimin e cigareve, të cilat janë rrezik potencial për hapjen e zjarreve në këto ditë të nzehta.
Ju lutem, për çdo vatër të konstatuar zjarri njoftoni mënjeher në numrin pa pagesë të Shërbimit Zjarrfikës pranë bashkisë Pukë, 128. Mjetet dhe forcat e këtij shërbimi nisen menjëher dhe kështu minimizohen dëmet. Shpresojmë shumë dhe në angazhimin e qytetarve në ndihmë të këtij shërbimi sa herë duhet ndihma Juaj.
Bashkia Pukë ka kaluar në gadishmëri të plotë Shërbimin Zjarrfikës dhe atë Pyjor, ndërsa I ka kërkuar të gjithë institucioneve shëndetësore të jenë në nivelin e duhur të shërbimit ndaj qytetarëve.
Ne ju ftojmë të gjithve të denonconi rastet e Ambulancave të mbyllura në fshatra, dhe mungesen e medikamenteve, apo të shërbimit shëndetësor në zonen ku ju banoni. Për çdo emergjencë të rëndë shëndetësore kontakoni menjëher me mjekun e zonës
#PUKE, Dr.Qamil Furriku………………… Cel:0692424408
#GJEGJAN, Dr.Edmond Simoni………… Cel:0695162072
#LUF, Dr.Nush Mekeshdeda……………..Cel:0683228548
#RRAPE, Dr.Bujar Laçi…………………… Cel:0682314229
#QELEZ, Dr.Dodë Ndoka………………….Cel:0682370521
Mund të kontaktoni dhe Shërbimin e Urgjencës në numrin pa pagesë 127 ose përmes telefonit fiks duke formuar numrin 00355 212 22222
Jemi këtu në shërbimin tuaj, ndaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë, pasi ky është detyrimi jonë.
Ju faleminderit!
BASHKIA PUKË

NJOFTIM

Bashkia Pukë njofton të gjithë qytetarët pukjanë, pronarët e njësive tregtare dhe banorët e pallateve ku është bërë rikonstruksioni I fasadave të mbajnë larg duart nga fasadat e reja, pasi në të kundërt do të përballen me forcen e ligjit. Gjatë kësaj të hënë Policia bashkiak ka vendosur dy gjoba në vleren e 5000 lekve të rinjë ndaj atyre të cilët kan ndërhyr mbi fasadat e sapo përfunduara. Qëllimi I bashkisë nuk është ndërmarrja e sanksioneve, por ruajtja e fasadave. Të ndërar bashkqytetar kërkojmë mirkuptimin tuaj për ruajtjen e këtij investimi, pasi është një shërbim I vlefshëm për banesat apo bizneset tuaja. Fasadat me sistem kapot nuk lejojne vrima mbi ta, pasi kështu shkaktohet demtimi I këtij investimi të vlefshëm për qytetin e Pukës në përgjethësi e për shtëpit, apo bizneset tuaja në veçanti. Duke shpresua në mirkuptimin tuaj Ju falenderojmë për bashkëpunimin! Bashkia Pukë

 

MUNDËSI PUNËSIMI APLIKONI MENJËHERË POR JO MË VONË SE 18 MAJ 2017, ora 17.00

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, një oganizatë shqiptare jo fitim prurëse me qendër në Tiranë, ju fton rë aplikoni për pozicionin më poshtë: Kordinator projekti në Pukë: · Minimumi 2 (dy) vjet eksperiencë punë me donatorë që kanë financuar projekte në Pukë; · Dy vjet punë me fermerë, mundësisht exsperience me grupe grash; · Njohuri në rritje kafshësh, e preferuar është eksperienca në rritje dhish, sidomos në rritjen e tyre dhe përpunimin e qumështit; · Me personalitet dhe integritet në komunitet në Bashkinë Pukë. · Njohuri të mira në paketën Office të kompjuterit ( Ëord dhe Excel) · Jeton dhe është anëtar i komunitetit të Pukës. Për të aplikuar: Ju lutem dërgoni: (i) një curriculum vitae, (ii) letër motivimi, and (iii) kontaktet e një personi që vërtetin punët e kryera në: gadc@gadc.org.al Ju lutem mos telefononi. Ne do kontaktojmë vetëm kandidatët që do të përzgjidhen për procesin e intervistës. Rreth GADC: E themeluar në vitin 1995 si një organizatë e pavarur dhe jo fitimprurëse, GADC ofron trajnime dhe ekspertizë teknike, zhvillon kërkime, zhvillon propozime për politika dhe angazhohet në advokimin për të nxitur barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale të grupeve të margjinalizuara në Shqipëri. Duke punuar në partneritet me grupet në komunitet, rrjetet kombëtare, institucionet publike në nivel lokal dhe qendror, si dhe me organizatat ndërkombëtare, GADC kombinon ligjin, cështjet gjinore dhe ndikimi e tyre te qytetarët për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, prosperuese dhe demokratike në Shqipëri.