Të nderuar bashkëqytetar të bashkisë Pukë, nisur nga amortizimi I tejskajshem dhe rrezikshmeria që paraqet ndërtesa 10 katëshe e ish Fabrikës së Miellit, ju bëjmë me dije se Bashkia ka vendosur prishjen e saj, pasi ky objekt është në listen e objekteve pronë e bashkisë Pukë.
Duke qen se ishte e pamundur prishja e këtij objekti të rrëzikshëm për qytetarët nga ana jonë, kemi kërkuar ndërhyrjen e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, I cili në bashkëpunim me forcat e ushtrisë ka filluar proçesin e përgatitjes së shembjes së kontrolluar me ekspoloziv.
Shembja e ish Fabrikës së Miellit ju njoftojmë se do të realizohet diten e premte, dt,20 prill 2017, ora 13:00.
Bashkia Pukë kërkon nga ana e juaj të merrni masa për shmangiej e çdo lloj pasoje nga shpërthimi I kontrolluar.
Evitoni levizjet dhe qarkullimin në afërsi të Ish Fabrikës së Miellit, mbani nën kontroll fëmijët, të cilët të shtyrë nga kureshtja mund të afrohen pranë objektiti që do të shembet dhe lini dritaret hapur në mënyrë që presioni I shpërthimit të kontrolluar të mos shkaktoj dëmtimin e dritareve të banesave tuaj.
Bashkia Pukë në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Komisariatin e Policisë Pukë ka marr të gjithë masat që nga shpërthimi I kontrolluar I këtij objekti të mos ketë pasoja për qytetarët.
Ju falenderojmë për mirkuptimin!
Bashkia Pukë