4Një tjetër investim i rëndësishëm nisi të marr jetë sot në qytetin e Pukës. Enti Kombëtar i Banesave në bashkëpunim me bashkinë e Pukës nisen punen për ndërtimin e 24 banesa sociale, të cilat do të shërbejne për familjet e pastreha në qytetin verior. 2Në ceremonin e inagurimit të fillimit të punimeve, kryebashkiaku i Pukës z.Gjon Gjonaj, drejtoresha e Entit Kombëtar të banesave, znj. Redina Kodra dhe përfaqësuesi i qeverisë, z.Paulin Luli cilësuan projektin si 3më të rëndësishmin e realizuar ndonjëherë në zonen e Pukës. 24 shtepi do të jenë pjese e një kompleksi social, në formen e vilave me dy kate dhe papafingo sipër. Vlera e bashkfinancimit nga Enti Kombëtat i Banesave dhe Bashkia e Pukës kap vleren e 53 milion lekvë, ndërsa investimi pritet të përfundoj brenda Qershorit të vitit të ardhshëm.

5