Të nderuar bashkëqytetarë, mirësevini në portalin e Bashkisë Pukë!

Ky portal do të jetë një urë lidhëse mes jush dhe bashkisë. Nëpërmjet kësaj dritarje puna jonë për zhvillimin e qytetit do të bëhet më transparente për ju. Në këtë portal do të dëgjohet zëri juaj për vendimet e rëndësishme që na përkasin të gjithëve. Mendimi i komunitetit do të bëhet orientues për vendimarrje në politikat socio-kulturore dhe ekonomike. Unë besoj tek Ju, unë besoj tek Puka dhe jam i bindur dhe i vendosur për zhvillimin e saj.

Të nderuar vllezër dhe motra pukjanë, fal mbështetjes tuaj unë erdha në krye të bashkisë Pukë, i vendosur në bindjen time se duhet bërë shumë që Puka mund dhe duhet të jetë më mirë. Kësaj, të gjithë së bashku po ja arrim nga dita në ditë, teksa jemi deshmitar të ndryshimit që e ënderronim të gjithë ne pukjanët.

Unë dëshiroj fort që Puka  të jetë një zonë me vlera  dhe qëllime të përbashkëta, ku meritokracia të vijë para privilegjit, një qytet që të qeveriset për të gjithë dhe jo vetëm për disa. Rindërtimi i besimit të qytetarit tëk qeverisja vendore ishte një ndër sfidat që i kisha vën vetes dhe kësaj besoj ja kam arritur fal angazhimit në administrat të njerëzve të aftë, të rinjë dhe energjik që i shërbejnë me mirsjellje dhe përkushtim qytetarit.

Shfarosja e korrupsionit dhe dhënja e ryshfetit për të marr një shërbim, për tu punsuar apo fituar një tender tashmë në bashkinë e Pukës i përket të shkuares, dhe këtë e ndjejnë çdo dite vetë pukjanët që janë punsuar, e ndjejnë ata që marrin shërbimet nga bashkia, e ndjejnë kompanit që jo rrall janë përballur me kthim pas në proçeset e punës së tyre si pasojë e mungesës së cilësisë.

Besimi i rilindur në Pukë, Gjegjan, Luf Qerret, Qelëz e Rrape ishte motive im që  kur mu propozua të isha kandidat për kreun e kësaj bashkie. Besoj se kamë bërë shumë, por jame i bindur se kam akoma shumë për të bërë sëbashku me ju.

Realizimi i angazhimeve që kam marr nuk mbeti dhe nuk do të mbetet kurr tek fushata, por ashtu siç kanë qenë do të jenë pjesë e punës time me përkushtim e përgjegjshmëri, teksa bashkë jemi deshmitar i shumë premtimeve të mbajtura e që do të vazhdojne të realizohen dita ditës.

Të dashur vllezër dhe motra!

Në konceptin tim përkundër zhvillimeve që kemi arritur duhet akoma shumë punë për të kthyer vendlindjen tonë në  zonen ku minimumi jetik të jetë mbi mesataren, e këtë kemi mundësi ta arrim, por na duhet vullnet i përbashkët të kontribuojme në shfrytëzimin e resurseve natyrore që nuk i mungojnë Pukës. Sifida dhe dëshira ime mbetet kthimi i Pukës në një zonë në të cilin të mund të jetohet mirë dhe ku gjithçka ecën dhe ndryshon shumë shpejt.

Unë dua një Pukë ku të gjithë të ndjehemi pjesë e saj, për ndërtimin e të ardhmes së të cilës punojmë të gjithë, një zonë në të cilin atë çka unë dua për familjen time e dua edhe për ju. Unë do të luftoj që Puka të jetë një zonë e begatë jo vetëm për ne banorët e saj, por dhe për mbar shqipëtarët e më gjër.

Puka, destinacioni turistik i preferuar i turistve mbetet sfida ime dhe e të gjith ne banorve të saj. Le të ecim së bashku në rrugen e nisur. Ju lutem më konsideroni si njërin prej jush, më këshilloni pa hezitim kur mendoni se nuk kam vepruar në interesin e përbashkët, më kërkoni të orjentohem aty ku nevojat janë më të mëdha.

Ndër ne mund të ketë serish nga ata që kërkojnë të përfitojnë nga ju në këmbim të një shërbimi që ligji ju garanton, ju lutem denonconi çdo rast, pasi ky është një shërbim i mirë për ty, familjen tënde dhe mbare banorët e bashkisë Pukë.

Unë jam njëri prej jush kurdo e kudo që të jem, ndaj mos hezitoni të më sugjeroni ata çfar ju mendoni se është më e mira për Puken tonë që aq shumë ka vuajtur nga keqmenaxhimi, harresa, nëpërkembja, korrupsioni e varfëria.

Unë kam një ëndërr për realizimin e  të cilës po punoj shumë duke siguruar investime për një jetë më të mirë. Ëndrra imë është  të kthej besimin e të rinjve që edhe pasi të diplomohen të rikthehen në Pukë, ku mund të  kenë të sigurt të ardhmen dhe të mos mendojnë zgjidhje largimin nga vendlindja e tyre .

Më shkruani kurdo në numrin tim të celularit +355 692070307.

Juaji,

Gjon GJONAJ